ESI Pure Melatonin Spray Sublingual, 20ml
ESI Pure Melatonin Spray është një suplement ushqimor me bazë melatonine, i cili vjen në formën e një spray-i sublingual për përdorim të drejtpërdrejtë nën gjuhë. Kjo formë administrimi mundëson një përthithje të shpejtë të melatoninës, duke e bërë suplementin praktik për përdorim veçanërisht në mbrëmje, para gjumit. Melatonina kontribuon në reduktimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë dhe në lehtësimin e efekteve të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve ndërmjet zonave kohore (jet lag).
Spray-i është i lehtë për t’u dozuar dhe ka shije mente, duke ofruar një alternativë praktike ndaj formave të tjera të suplementeve me melatoninë. Formula përmban melatoninë si përbërës aktiv dhe nuk përmban ngjyrues artificialë, ëmbëltues, gluten, OMGJ ose sheqer të shtuar.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Melatonina-> Një hormon që prodhohet natyrshëm nga organizmi dhe kontribuon në reduktimin e kohës së nevojshme për të rënë në gjumë, si dhe në lehtësimin e ndjesive subjektive të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve ndërmjet zonave kohore.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Suplementi vjen në formë spray sublingual, i cili mundëson administrimin e melatoninës drejtpërdrejt nën gjuhë dhe përthithjen e saj të shpejtë.
- Lufton pagjumësinë dhe lehtëson efektet e vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve.
- E përshtatshme për personat që përjetojnë vështirësi në rënien në gjumë ose ndryshime të përkohshme të ritmit të gjumit.
- Mund të përdoret në situata të vonesës së ritmit të gjumit pas udhëtimeve ndërmjet zonave kohore (jet lag).
- Formula përmban melatoninë si përbërës aktiv dhe nuk përmban ngjyrues artificialë, ëmbëltues, gluten, OMGJ ose sheqer të shtuar.
- Suplementi në formë spray është më praktik në përdorim sidomos për personat që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave ose kapsulave.
ESI Pure Melatonin Spray është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Aplikoni 1 deri në 2 spërkatje në ditë, pak përpara se të shkoni për të fjetur, duke e spërkatur spray-in direkt nën gjuhë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Kujdes! Mos vozisni ose përdorni makineri për 5 orë pas marrjes së melatoninës.
Mos e merrni këtë suplement pa rekomandimin e mjekut nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushyqer fëmijën me gji.
| Përbërës kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Melatoninë |
1 mg |