Vitamina dhe Suplemente

Minadex Califig Syrup of Figs, 100ml

Shurup me bazë ekstrakt natyral fiku, i formuluar për të ndihmuar në funksionimin normal të sistemit tretës dhe në lehtësimin e kapsllëkut të herëpashershëm.
In stock
SKU
Minadex6
Special Price 842 Lekë Regular Price 990 Lekë
-15%

Minadex Califig Syrup of Figs është një shurup me bazë bimore, i formuluar për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit tretës dhe rregullsinë e jashtëqitjes tek të rriturit dhe fëmijët.

I formuluar me 10% ekstrakt natyral fiku, ky shurup ofron një mënyrë të butë dhe natyrale për të ndihmuar në lehtësimin e kapsllëkut të herëpashershëm dhe në mbështetjen e proceseve natyrale të tretjes. Formula përmban gjithashtu ekstrakte dhe vajra bimorë si ekstrakt xhinxheri, vaj menteje, vaj karafili dhe vaj kanelle (Cassia), të cilët plotësojnë veprimin e produktit për mirëqenien e sistemit tretës.

I përshtatshëm për veganë dhe pa aditivë artificialë, Minadex Califig Syrup of Figs përfaqëson një alternativë natyrale ndaj produkteve tradicionale për kapsllëkun, duke kombinuar një formulë të besuar prej brezash me standarde moderne cilësie.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Ekstrakt natyral fiku (Fig Extract) –> Përmban fibra natyrale dhe përbërës bimorë që ndihmojnë në përmirësimin e funksionit normal të zorrëve dhe rregullsisë së tretjes.
  • Ekstrakt xhinxheri (Ginger Extract) –> Përdoret tradicionalisht për të përmirësuar procesin e tretjes dhe për të ndihmuar në mirëqenien e sistemit gastrointestinal. 
  • Vaj menteje (Peppermint Oil) –> Ndihmon në përmirësimin e funksionit normal të sistemit tretës dhe kontribuon në ndjesinë e rehatisë së stomakut. 
  • Vaj karafili (Clove Oil) –> Përmban përbërës natyralë bimorë dhe përdoret tradicionalisht për vetitë e tij mbështetëse ndaj tretjes. 
  • Vaj kanelle Cassia (Cassia Oil) –> Përdoret tradicionalisht për të kontribuar në proceset natyrale të tretjes dhe mirëqenien gastrointestinale. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë: 

  1. Ndihmon në ruajtjen e rregullsisë së funksionit të zorrëve dhe siguron një tretje më të mirë.
  2. I përshtatshëm për përdorim nga e gjithë familja, përfshirë të rriturit dhe fëmijët. 
  3. Formula e lëngshme e bën të lehtë konsumimin dhe përdorimin e përditshëm. 
  4. Përmban përbërës natyralë dhe është i përshtatshëm për veganë, pa aditivë artificialë.

Minadex Califig Syrup of Figs është i përshtatshëm për përdorim nga e gjithë famijla, përfshirë fëmijët mbi moshën 3 vjeç dhe të rriturit, sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Fëmijët e moshës 3 deri në 6 vjeç: Rekomandohet të marrin 5–10 ml (1–2 lugë çaji) në ditë.
  • Fëmijët e moshës 6-15 vjeç: Rekomandohet të marrin 7.5–15 ml (1.5–3 lugë çaji) në ditë.
  • Të rriturit dhe të moshuarit: Rekomandohet të marrin 15–30 ml (1–2 lugë gjelle) në ditë. 

Këshillohet që marrja e këtij shurupi të bëhet pas ushqimit.

Të tundet përpara përdorimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Shishe, 100 ml.

Ingredients; Fig Extract (10% w/v), Sorbitol, Botanical Extracts.

Back to Top