Minadex Cod Liver Oil & Multivitamin Liquid, 150ml
Minadex Cod Liver Oil & Multivitamin Liquid është një suplement ushqimor me cilësi të lartë, i formuluar me një kombinim të vajit të mëlçisë së merlucit dhe një kompleksi vitaminash esenciale (A, B2, B3, C, D dhe E), të përzgjedhura për të plotësuar nevojat ushqyese të përditshme të organizmit.
Vaji i mëlçisë së merlucit është një burim natyral i acideve yndyrore Omega-3 (DHA dhe EPA), ndërsa vitaminat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar, mirëmbajtjen e shëndetit të kockave, dhëmbëve, syve dhe mirëqenies së përgjithshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vaj i mëlçisë së merlucit (Cod Liver Oil)-> Burim natyral i Omega-3 (DHA dhe EPA), vitaminës A dhe vitaminës D, që kontribuojnë në mirëmbajtjen e funksioneve normale të organizmit, shëndetit të syve, kockave dhe sistemit imunitar.
- Vitamina esenciale-> Kombinim i vitaminave A, B2, B3, C, D dhe E që kontribuojnë në mbështetjen e funksioneve normale të organizmit dhe mirëqenien e përditshme.
- Aromë natyrale portokalli-> Ofron një shije të këndshme dhe e bën marrjen e suplementit më praktike dhe të pëlqyeshme për përdorim të përditshëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit.
- Kontribuon në mirëmbajtjen e shëndetit të syve dhe shikimit normal.
- Kontribuon në rritjen dhe mirëmbajtjen normale të kockave dhe dhëmbëve.
- Pa shije të pakëndshme peshku.
- Me shije të këndshme portokalli, e përshtatshme për të gjithë familjen.
Minadex Cod Liver Oil & Multivitamin Liquid është i përshtatshëm për përdorim nga e gjithë familja dhe nga të gjitha moshat sipas udhëzimeve të mëposhtme:
- Fëmijët nga mosha 1 deri në 4 vjeç: Rekomandohet të marrin 2.5 ml një herë në ditë.
- Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 4 vjeç: Rekomandohet të marrin 5 ml një herë në ditë.
Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Ingredients; Sucrose, Water, Liquid Glucose, Dextrose Monohydrate, Acacia Gum, Cod Liver Oil (Fish) (1.5%), Orange Juice from Concentrate (with sulphites) (8.5%), Acidity Regulator: Citric Acid, Ascorbic Acid, Niacinamide, Sodium Benzoate, Flavour: Orange; Vitamin A Prep. (Retinyl Palmitate, Sunflower Oil) Dl-Alpha-Tocopherol, Riboflavin, Vitamin D Prep. (Fractionated Vegetable Oil, Cholecalciferol), Butylated Hydroxytoluene.