Vitamina dhe Suplemente

Minadex Cod Liver Oil & Multivitamin Liquid, 300ml

Suplement ushqimor i lëngshëm që kombinon vajin e mëlçisë së merlucit, të pasur me Omega-3 (DHA dhe EPA), me vitamina dhe minerale esenciale për të kontribuar në plotësimin e nevojave ushqyese të përditshme dhe mirëqenien e përgjithshme të organizmit.
In stock
SKU
Minadex2
Special Price 1 513 Lekë Regular Price 1 780 Lekë
-15%

Minadex Cod Liver Oil & Multivitamin Liquid është një suplement ushqimor me cilësi të lartë, i formuluar me një kombinim të vajit të mëlçisë së merlucit dhe një kompleksi vitaminash esenciale (A, B2, B3, C, D dhe E), të përzgjedhura për të plotësuar nevojat ushqyese të përditshme të organizmit.

Vaji i mëlçisë së merlucit është një burim natyral i acideve yndyrore Omega-3 (DHA dhe EPA), ndërsa vitaminat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar, mirëmbajtjen e shëndetit të kockave, dhëmbëve, syve dhe mirëqenies së përgjithshme.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vaj i mëlçisë së merlucit (Cod Liver Oil)-> Burim natyral i Omega-3 (DHA dhe EPA), vitaminës A dhe vitaminës D, që kontribuojnë në mirëmbajtjen e funksioneve normale të organizmit, shëndetit të syve, kockave dhe sistemit imunitar.
  • Vitamina esenciale-> Kombinim i vitaminave A, B2, B3, C, D dhe E që kontribuojnë në mbështetjen e funksioneve normale të organizmit dhe mirëqenien e përditshme.
  • Aromë natyrale portokalli-> Ofron një shije të këndshme dhe e bën marrjen e suplementit më praktike dhe të pëlqyeshme për përdorim të përditshëm. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
  2. Ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit.
  3. Kontribuon në mirëmbajtjen e shëndetit të syve dhe shikimit normal.
  4. Kontribuon në rritjen dhe mirëmbajtjen normale të kockave dhe dhëmbëve.
  5. Pa shije të pakëndshme peshku.
  6. Me shije të këndshme portokalli, e përshtatshme për të gjithë familjen.

Minadex Cod Liver Oil & Multivitamin Liquid është i përshtatshëm për përdorim nga e gjithë familja dhe nga të gjitha moshat sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Fëmijët nga mosha 1 deri në 4 vjeç: Rekomandohet të marrin 2.5 ml një herë në ditë.
  • Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 4 vjeç: Rekomandohet të marrin 5 ml një herë në ditë. 

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Shishe, 300 ml.

Ingredients; Sucrose, Water, Liquid Glucose, Dextrose Monohydrate, Acacia Gum, Cod Liver Oil (Fish) (1.5%), Orange Juice from Concentrate (with sulphites) (8.5%), Acidity Regulator: Citric Acid, Ascorbic Acid, Niacinamide, Sodium Benzoate, Flavour: Orange; Vitamin A Prep. (Retinyl Palmitate, Sunflower Oil) Dl-Alpha-Tocopherol, Riboflavin, Vitamin D Prep. (Fractionated Vegetable Oil, Cholecalciferol), Butylated Hydroxytoluene.

Back to Top