Moller’s Forte Omega-3 x 150 Caps
Suplementi Möller’s Omega-3 Forte është një përzierje e vajit të peshkut dhe vajit të mëlçisë së merlucit me cilësi të lartë në raport 1:3. Ekzistojnë dy lloje vajrash peshku; ato që nxirren nga mëlçia e peshkut, si vaji i mëlçisë së merlucit, dhe ato që nxirren nga mishi i peshkut. Të gjithë vajrat e peshkut janë të pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore omega-3.
Përbërësit aktivë të suplementit dhe vetitë e tyre janë:
- DHA (Acidi Dokosaheksaenoik) dhe EPA (Acidi Eikosapentaenoik) kontribuojnë në ruajtjen e niveleve normale të triglicerideve në gjak, mbajtjen e presionit të gjakut në nivele normale dhe funksionimin normal të zemrës.
- Vitamina D kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, si dhe të sinjalizimit nervor dhe muskulor dhe gjithashtu mundëson përthithjen më të mirë të kalciumit dhe fosforit, duke mbështetur shëndetin normal të kockave dhe dhëmbëve.
- Vitamina E kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet zemrën, trurin dhe shikimin.
- Forcon kockat, dhëmbët dhe sistemin imunitar.
- Mbron qelizat nga stresit oksidativ.
- Vaj peshku dhe merluci natyral, i pastër dhe i përqendruar për përthithje maksimale.
Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 6 vjeç, të cilët kanë aftësi të gëlltisin një kapsulë.
Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Nuk rekomandohet përdorimi i suplementit njëkohësisht me barnat që përdoren për hollimin e gjakut (antikoagulantët), pasi mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për dozë ditore | Përqindja e vlerës ditore |
|
Fish oil |
900 mg | * |
|
Cod liver oil |
300 mg | * |
|
Omega-3 fatty acids |
670 mg | * |
|
DHA |
250 mg | * |
|
EPA |
310 mg | * |
|
Vitamin D3 |
10mcg/ 400IU | 200 % |
|
Vitamin Ε |
10 mg | 83 % |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si:
-
Koncentrat i vajit të peshkut (trigliceride)
-
Xhelatinë (bovine)
-
Agjentë lagështues (glicerol)
-
DL-α-tokoferil acetat (vitamina E)
-
Antioksidant (ekstrakt i pasur me tokoferol)
-
Aromatizues
-
Kolekalciferol (vitamina D)