SUPLEMENTE DHE USHQIME

Moller’s Forte Omega-3 x 60 Caps

Suplement ushqimor i formuluar si një përzierje e vajit të peshkut të përqendruar dhe vajit të nxjerrë nga mëlçia e merlucit, i cili kontribuon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, funksionin normal të trurit, përmirësimin e shikimit dhe sistemit imunitar.
In stock
SKU
möller8
1 900 Lekë

Suplementi Möller’s Omega-3 Forte është një përzierje e vajit të peshkut dhe vajit të mëlçisë së merlucit me cilësi të lartë në raport 1:3.

Ekzistojnë dy lloje vajrash peshku: ato që nxirren nga mëlçia e peshkut, si vaji i mëlçisë së merlucit, dhe ato që nxirren nga mishi i peshkut. Të gjithë vajrat e peshkut janë të pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore omega 3.

Acidet yndyrore Omega 3 i përkasin yndyrnave të dobishme poli saturuara dhe ndahen në dy kategori:

  1. Acidi α-linoleneik (ALA), i cili gjendet natyrshëm në ushqime bimore, si vaji i farës së lirit.
  2. Acidi eikozapentaenoik (EPA) dhe acidi dokosaheksaenoik (DHA), të cilët gjenden në peshk.

Acidi α-linoleneik (ALA) shndërrohet në EPA dhe DHA brenda trupit, ndërsa EPA dhe DHA përthithen drejtpërdrejt.

Përbërësit aktivë të suplementit dhe vetitë e tyre janë:

  • DHA dhe EPA kontribuojnë në ruajtjen e niveleve normale të triglicerideve në gjak, mbajtjen e presionit të gjakut në nivele normale dhe funksionimin normal të zemrës.
  • Vitamina D kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, si dhe të sinjalizimit nervor dhe muskulor dhe gjithashtu mundëson përthithjen më të mirë të kalciumit dhe fosforit, duke mbështetur shëndetin normal të kockave dhe dhëmbëve.
  • Vitamina E kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet zemrën, trurin dhe shikimin.
  2. Forcon kockat, dhëmbët dhe sistemin imunitar.
  3. Mbron qelizat nga stresit oksidativ.
  4. Vaj peshku dhe merluci natyral, i pastër dhe i përqendruar për përthithje maksimale.
  5. Meqënëse paketimi përmban një sasi të vogël të kapsulave është ideal të përdoret për periudha të shkurtra kohore.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 6 vjeç, të cilët kanë aftësi të gëlltisin një kapsulë.

Rekomandohet të merrni 2 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Nuk rekomandohet përdorimi i suplementit njëkohësisht me barnat që përdoren për hollimin e gjakut (antikoagulantët), pasi mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula
Përbërësit Vlerat mesatare për dozë ditore       Përqindja e vlerës ditore

Fish oil

900 mg  *

Cod liver oil

300 mg  *

Omega-3 fatty acids

670 mg  *

DHA

250 mg  *

EPA

310 mg  *

Vitamin D3

10mcg/ 400IU 200 %

Vitamin Ε

10 mg 83 %

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si:

  • Koncentrat i vajit të peshkut (trigliceride)

  • Xhelatinë (bovine)

  • Agjentë lagështues (glicerol)

  • DL-α-tokoferil acetat (vitamina E)

  • Antioksidant (ekstrakt i pasur me tokoferol)

  • Aromatizues

  • Kolekalciferol (vitamina D)

Back to Top