SUPLEMENTE DHE USHQIME

Moller’s Omega-3 Cardio x 60 Caps

Suplement ushqimor me formulë të avancuar dhe i pasur me acide yndyrore Omega-3 (EPA dhe DHA), i formuluar për të mbështetur shëndetin e zemrës dhe funksionimin normal të sistemit kardiovaskular.
In stock
SKU
möller11
2 800 Lekë

Suplementi Möller’s Omega-3 Cardio është një suplement ushqimor me acide yndyrore omega-3 të përftuara nga vaji i peshkut, i pasur me EPA dhe DHA.

Omega-3 është një grup i acideve yndyrore thelbësore të pangopura, të cilat organizmi ynë nuk mund t’i prodhojë vetë dhe për këtë arsye duhet të merren çdo ditë përmes ushqimit. Nga ky grup i acideve yndyrore omega-3, më të rëndësishmet janë EPA (Acidi Eikosapentaenoik)c dhe DHA(Acidi Dokosaheksaenoik).

DHA dhe EPA ndihmojnë në:

  1. Ruajtjen e niveleve normale të triglicerideve në gjak. 
  2. Ruajtjen e presionit normal të gjakut. 
  3. Funksionimin normal të zemrës.

Suplementi përmban omega-3 natyralë në formë trigliceridesh, të cilat karakterizohen nga përthithje e lartë dhe efekt pozitiv në uljen e triglicerideve në gjak.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut çdo ditë.
  2. Ndihmon trurin dhe shikimin të funksionojnë në mënyrë normale.
  3. Siguron acide yndyrore omega-3 të natyrshme që trupi i përdor lehtë.
  4. Një mënyrë e thjeshtë dhe e shijshme për të marrë përfitimet e omega-3 pa komplikime.

Ky suplement është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 12 vjeç.

Fëmijët mbi moshën 12 vjeç mund të marrin 2 kapsula në ditë, ndërsa të rriturit mund të marrin 2 deri në 4 kapsula në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Nuk rekomandohet përdorimi i suplementit njëkohësisht me barnat që përdoren për hollimin e gjakut (antikoagulantët), pasi mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula
Përbërësit Vlerat mesatare për dozë ditore       Përqindja e vlerës ditore

Fish oil (concentrated) of which

2000 mg *

Omega 3 fatty acids

1320 mg *

 EPA

480 mg *

 DHA

640 mg *

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si: 

  • Xhelatinë bovine, me prejardhje nga gjitarët

  • Glicerol

  • Ekstrakt i pasur me tokoferol (vitaminë E)

Back to Top