Moller's Shurup me Shije Frutash, 250ml
Ky suplement është në formën e një shurupi dhe është i pasur me vajin e mëlçisë të merlucit, i cili përmban omega-3 natyrale si; DHA (Acid Dokosaheksaenoik) dhe EPA (Acid Eikozapentaenoik) dhe vitamina A, D dhe E. Shurupi ka një shije të këndshme frutash, duke e bërë të lehtë dhe të këndshëm për fëmijët e vegjël, por është i përshtatshëm edhe për të rriturit.
Vaji norvegjez i mëlçisë së merlucit prodhohet nga peshq të egër dhe jo nga peshq të rritur në ferma, dhe vjen në formën e triglicerideve natyrale jo sintetike për një përthithje të lartë nga organizmi (deri në 98%). Ai përpunohet brenda 24 orëve pas kapjes. Ky është një suplement ushqimor me cilësi të lartë dhe i pastër.
Përbërësit aktivë të suplementit dhe vetitë e tyre janë:
- Acide yndyrore Omega-3 (EPA dhe DHA): Kontribuojnë në funksionimin normal të punës së zemrës, ndërsa DHA mbështet funksionimin normal të trurit dhe shikimit.
- Vitamina D: Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, nervor dhe muskulor. Gjithashtu ndihmon në përthithjen më të mirë të kalciumit dhe fosforit, duke mbështetur shëndetin normal të kockave dhe dhëmbëve.
- Vitamina A: Mbështet shëndetin e të parit dhe të sistemit imunitar.
- Vitamina E: Vepron si antioksidant, duke mbrojtur qelizat tona nga stresi oksidativ.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet zhvillimin dhe funksionin e trurit.
- Përmirëson shikimin dhe kujtesën.
- Ndihmon zemrën të funksionojë normalisht.
- Forcon sistemin imunitar.
- Mbështet kockat dhe dhëmbët e fortë.
- Mbron qelizat nga dëmtimet e mjedisit.
- Produkt natyral i formuluar në mënyrë që përthithja nga organizmi të jetë e lehtë.
- Shije e këndshme frutash lehtësisht e pranueshme nga të gjitha moshat.
Ky suplement është i përshtatshëm të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç.
Rekomandohet të merrni 5 ml (1 lugë çaji) një herë në ditë nga ky suplement, nëse është e mundur pas ushqimit.
Ky suplement mund të përdoret edhe nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë ose nëse janë duke ushqyer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 dozë ditore (5 ml) | Përqindja e vlerës ditore |
|
Vitamin D |
10mcg/400IU | 200 % |
|
Vitamin Α |
250mcg/833IU | 28 % |
|
Vitamin Ε |
10 mg/11IU | 94 % |
| Omega-3 fatty acids, from which: | 1200 mg | * |
|
DHA |
600 mg | * |
|
EPA |
400 mg | * |
|
Other omega-3 |
200 mg | * |