Moller’s Shurup me Shije Molle, 250ml
Ky suplement është në formën e një shurupi dhe është i pasur me vajin e mëlçisë të merlucit, i cili përmban Omega-3 natyrale si; DHA (Acid Dokosaheksaenoik) dhe EPA (Acid Eikozapentaenoik) dhe vitamina A, D dhe E. Shurupi ka një shije të këndshme molle, duke e bërë marrjen e këtij suplementi të lehtë dhe të pranueshëm nga fëmijët e vegjël, por është i përshtatshëm edhe për të rriturit.
Vaji i mëlçisë së merlucit prodhohet nga peshq të egër dhe jo nga peshq të rritur në ferma, dhe vjen në formën e triglicerideve natyrale jo sintetike për një përthithje të lartë nga organizmi (deri në 98%). Ai përpunohet brenda 24 orëve pas kapjes. Ky është një suplement ushqimor me cilësi të lartë dhe i pastër.
Përbërësit aktivë të suplementit dhe vetitë e tyre janë:
- Acide yndyrore Omega-3 (EPA dhe DHA): Kontribuojnë në funksionimin normal të punës së zemrës, ndërsa DHA mbështet funksionimin normal të trurit dhe shikimit.
- Vitamina D: Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar, nervor dhe muskulor. Gjithashtu ndihmon në përthithjen e kalciumit dhe fosforit, duke promovuar shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.
- Vitamina A: Ndihmon në ruajtjen e shikimit normal dhe funksionimin e sistemit imunitar.
- Vitamina E: Vepron si antioksidant, duke mbrojtur qelizat nga stresi oksidativ.
Avantazhet e përdorimit të ktij suplementi janë:
- Mbështet funksionimin normal të zemrës.
- Përmirëson zhvillimin dhe funksionin e trurit.
- Ndihmon në sigurimin e shikimit normal.
- Forcon sistemin imunitar.
- Mbështet shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.
- Mbron qelizat nga stresi oksidativ.
- I pasur me Omega-3 dhe vitamina A, D dhe E.
- Suplementi ka një shije të freskët molle, e pëlqyeshme nga fëmijët dhe të rriturit.
Ky suplement është i përshtatshëm të përdoret nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 3 vjeç.
Rekomandohet të merrni 5 ml (1 lugë çaji) një herë në ditë nga ky suplement, nëse është e mundur pas ushqimit.
Ky suplement mund të përdoret edhe nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë ose nëse janë duke ushqyer fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat mesatare për 1 dozë ditore (5 ml) | Përqindja e vlerës ditore |
|
Vitamin D |
10mcg/400IU | 200 % |
|
Vitamin Α |
250mcg/833IU | 31 % |
|
Vitamin Ε |
3 mg | 25 % |
| Omega-3 fatty acids, from which: | 1120 mg | * |
|
DHA |
510 mg | * |
|
EPA |
370 mg | * |