ESI Mosquito Stick After Bites Soothing Gel, 10ml
ESI Mosquito Stick After Bites Soothing Gel është një xhel qetësues për përdorim lokal në lëkurë, i formuluar për kujdesin e lëkurës pas pickimeve të insekteve dhe në rast të shqetësimeve të vogla të lëkurës të shkaktuara nga faktorë të jashtëm. Formula përmban Aloe Barbadensis dhe Vaj të Pemës së Çajit, përbërës të njohur për vetitë e tyre qetësuese, hidratuese dhe mbrojtëse, duke ndihmuar në zbutjen e ndjesive të pakëndshme dhe në ruajtjen e komfortit të lëkurës.
Xheli përthithet shpejt, nuk lë ndjesi të yndyrshme dhe ofron një ndjesi freskie pas aplikimit. Formula është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, ndërsa forma praktike në stick mundëson aplikim të drejtpërdrejtë dhe të kontrolluar vetëm në zonën e irrituar, duke e bërë produktin të përshtatshëm për ta pasur me vete gjatë udhëtimeve ose aktiviteteve në ambiente të jashtme.
Përbërës kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Aloe barbadensis (Aloe Vera)-> Ka veti hidratuese dhe qetësuese, duke ndihmuar në zbutjen e shqetësimeve të lëkurës dhe në ruajtjen e hidratimit dhe komfortit të saj.
- Tea Tree Oil (Melaleuca alternifolia)-> Vaji esencial i pemës së çajit njihet për vetitë e tij pastruese dhe antimikrobike dhe kontribuon në kujdesin dhe mbrojtjen e lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në qetësimin e ndjesive të pakëndshme të lëkurës pas pickimeve të insekteve.
- Kontribuon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës.
- Mund të përdoret për kujdesin e zonave të vogla të lëkurës që shfaqin shqetësime të lehta pas ekspozimit ndaj faktorëve të jashtëm.
- Përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme në lëkurë.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
ESI Mosquito Stick After Bites Soothing Gel është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni një sasi të vogël të xhelit pas pickimit direkt në zonën e irrituar. Masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore derisa të përthithet plotësisht. Përsëriteni aplikimin sipas nevojës, edhe disa herë gjatë ditës.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Ammonia, Aloe barbadensis, Tea Tree Essential Oil.