SUPLEMENTE DHE USHQIME

Now Multi Collagen Protein Types I, II & III Powder, 454g

Suplement ushqimor me bazë kolagjeni të tipit I, II dhe III pa aromë, i formuluar për të kontribuar dhe përmirësuar njëkohësisht elasticitetin e lëkurës, strukturën e kockave dhe shëndetin e kyçeve.
In stock
SKU
14366
Special Price 5 440 Lekë Regular Price 6 800 Lekë
-20%

Now Multi Collagen Protein Types I, II & III Powder është një suplement ushqimor pa aromë, i formuluar me kolagjen nga tre burime natyrale të ndryshme, duke ofruar një kombinim të kolagjenit të tipit I dhe III nga viçi dhe peshku, si dhe kolagjen të tipit II. Suplementi është i pasur gjithashtu me vitaminë C dhe ekstrakt farash rrushi, për të mbështetur në mënyrë gjithëpërfshirëse strukturën dhe mirëqenien e lëkurës, kockave dhe indeve lidhëse.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kolagjeni (Tipi I, II & III)-> Kolagjeni është proteina strukturore më e bollshme në trup dhe në këtë suplement vjen nga tre burime: viçi, pula dhe peshku.
  • Tipi I dhe III (viç & peshk)-> Janë të lidhur kryesisht me strukturën e lëkurës, kockave dhe indeve lidhëse, duke përmirësuar elasticitetin dhe forcën e tyre.
  • Tipi II (pula)-> I rëndësishëm për përbërjen e kërcit dhe funksionin normal të kyçeve. 
  • Vitamina C-> Luan rol kyç në procesin natyral të sintezës të kolagjenit për funksionimin e duhur të lëkurës, kockave dhe indeve lidhëse, si dhe vepron si antioksidant që mbron qelizat nga stresi oksidativ.
  • Ekstrakti i farave të rrushit (Grape Seed Extract)-> Ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe mbështet shëndetin e indeve lidhëse dhe mikroqarkullimin. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Përmirëson elasticitetin e lëkurës, stukturën e kockave dhe shëndetin e kyceve. 
  2. Mund të përfshihet lehtësisht në smoothie, kafe ose pije të tjera pa ndryshuar shijen (falë formulës pa aromë). 
  3. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm si pjesë e një rutine mirëqenieje dhe ushqyerjeje të balancuar. 
  4. Formë pluhuri që lejon dozim fleksibël sipas nevojës personale. 
  5. Mund të kombinohet lehtësisht me suplemente të tjera ushqyese pa komplikime në përdorim.

Suplementi Now Multi Collagen Protein Types I, II & III Powder është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të përzieni 2½ (dy e gjysmë) lugë gjelle të rrafshuara në ditë në 8 oz (rreth 240 ml) ujë, lëng ose pijen tuaj të preferuar.

Përziejeni mirë përpara përdorimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë ose gjatë ushqyerjes me gji, nëse merrni medikamente ose nëse keni ndonjë gjendje mjekësore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Pluhur, 454 g.

Nutrients  Amount per Serving % Daily Value

Calories

40  

Protein

10 g  

Vitamin C (as Ascorbic Acid)

100 mg 111%

Hydrolyzed Collagen
(from Bovine, Chicken Bone Broth and Fish Skin) (BSE-Free)

11 g *

Grape Seed Extract (Vitis vinifera)

50 mg *

Other Ingredients;  None.

Back to Top