Vitamina dhe Suplemente

ESI Multicomplex Adults x 30 Tablets

Suplement multivitaminik dhe mineral i ekuilibruar me 13 vitamina dhe 11 minerale, i formuluar për të ndihmuar në reduktimin e lodhjes dhe për të mbështetur metabolizmin energjetik dhe funksionimin normal të sistemit imunitar.
In stock
SKU
0912-1
Special Price 880 Lekë Regular Price 1 100 Lekë
-20%

ESI Multicomplex Adults është një suplement ushqimor me formulë të ekuilibruar, i përbërë nga 13 vitamina dhe 11 minerale. Formula është krijuar për të plotësuar marrjen e këtyre lëndëve ushqyese në organizëm, veçanërisht gjatë periudhave kur nevojat ushqyese janë të rritura. Ky suplement ndihmon në reduktimin e lodhjes si edhe përmirëson metabolizmin energjetik dhe funksionimin normal të sistemit imunitar.

Formula e këtij suplementi përfshin vitamina të grupit B, vitaminat C dhe K, acid folik, si edhe minerale të tilla si kalcium, magnez, hekur, jod, zink, selen, bakër, krom dhe molibden. ESI Multicomplex Adults nuk përmban gluten, OMGJ, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues artificialë apo ngjyrues artificialë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitaminat e grupit B (B1, B2, B3, B5, B6, B12 dhe biotina)-> Kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionimin normal të sistemit nervor, ndërsa ndihmojnë në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Vitamina C dhe seleni-> Kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  • Kalciumi, magnezi dhe vitamina K-> Kontribuojnë në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë, ndërsa kalciumi dhe magnezi kontribuojnë edhe në funksionimin normal të muskujve.
  • Hekuri dhe acidi folik-> Kontribuojnë në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, ndërsa hekuri kontribuon në transportin normal të oksigjenit dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Jodi, kromi, bakri dhe molibdeni-> Kontribuojnë në funksione të ndryshme metabolike dhe në funksionimin normal të organizmit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë e ekuilibruar me kombinim të vitaminave dhe mineraleve në një suplement të vetëm.
  2. Plotëson dietën me lëndë ushqyese të rëndësishme, veçanërisht gjatë periudhave me kërkesa të rritura ushqyese.
  3. Mbështet metabolizmin energjitik dhe kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar.
  4. Përshtatet lehtësisht në rutinën ditore, duke ofruar një kombinim të gjerë vitaminash dhe mineralesh.
  5. Pa gluten, OMGJ, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues dhe ngjyrues artificialë.
  6. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Multicomplex Adults është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, preferueshëm në mëngjes pas vaktit ushqimor. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Tableta.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore 

Vitamina A

800 mcg

Tiaminë (Vitamina B1)

1.1 mg

Riboflavinë (Vitamina B2)

1.4 mg

Niacinë (Vitamina B3/PP)

16 mg

Acid pantotenik (Vitamina B5)

6 mg

Vitamina B6

1.4 mg

Acid folik (Vitamina B9)

200 mcg

Vitamina B12

2.5 mcg

Vitamina C

80 mg

Vitamina D

5 mcg

Vitamina E

12 mg

Biotinë (Vitamina B8/H)

50 mcg

Vitamina K

30 mcg

Kalcium

215 mg

Fosfor

105 mg

Magnez

101 mg

Hekur

5.6 mg

Zink

6 mg

Mangan

2 mg

Bakër

0.5 mg

Jod

105 mcg

Krom

40 mcg

Selen

30 mcg

Molibden

25 mcg
↑
Back to Top