Vitamina dhe Suplemente

ESI Multicomplex Woman x 30 Tablets

Suplement ushqimor me formulë të ekuilibruar vitaminash dhe mineralesh, i formuluar posaçërisht për të plotësuar nevojat ushqyese të grave dhe për të kontribuar në metabolizmin normal të energjisë.
In stock
SKU
14187-1
Special Price 720 Lekë Regular Price 900 Lekë
-20%

ESI Multicomplex Woman është një suplement ushqimor multivitaminik dhe multimineral, i formuluar me 13 vitamina dhe 11 minerale për të plotësuar marrjen e këtyre lëndëve ushqyese në periudhat kur nevojat e organizmit janë të rritura. Formula e ekuilibruar është përshtatur për gratë deri në moshën 50 vjeç dhe kombinon një gamë të gjerë vitaminash, mineralesh dhe koenzimën Q10 në një formulim të vetëm.

Formula përmban vitamina A, C, D, E, K dhe të grupit B, së bashku me acid folik, kalcium, fosfor, magnez, hekur, zink, jod, selen, mangan, bakër, krom dhe molibden. Ky kombinim është krijuar për të ofruar një plotësim të gjerë të lëndëve ushqyese të nevojshme në dietën e përditshme.

Formula nuk përmban gluten, OMGJ, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues ose ngjyrues artificialë. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitaminat e grupit B (B1, B2, B3, B5, B6, B8 dhe B12)-> Kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin e sistemit nervor dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Vitaminat C, E dhe seleni-> Kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.
  • Vitaminat A, D dhe K, kalciumi, fosfori dhe magnezi-> Kontribuojnë në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë, ndërsa vitamina A kontribuon edhe në mirëmbajtjen e shikimit normal.
  • Hekuri dhe acidi folik-> Kontribuojnë në formimin normal të gjakut, ndërsa hekuri kontribuon edhe në transportin normal të oksigjenit dhe në reduktimin e lodhjes dhe këputjes.
  • Zinku, jodi, bakri, mangani, kromi dhe molibdeni-> Kontribuojnë në funksione të ndryshme metabolike dhe në funksionimin normal të organizmit.
  • Koenzima Q10-> Është një përbërës natyral i organizmit që merr pjesë në proceset qelizore të lidhura me prodhimin e energjisë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë e gjerë ushqyese, me 13 vitamina, 11 minerale dhe koenzimë Q10 në një produkt të vetëm.
  2. E përshtatur për gratë deri në moshën 50 vjeç, duke marrë në konsideratë nevojat e tyre ushqyese.
  3. Ndihmon në plotësimin e dietës së përditshme me vitamina dhe minerale, veçanërisht gjatë periudhave me kërkesa të rritura ushqyese.
  4. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë.
  5. Formula nuk përmban gluten, OMGJ, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues ose ngjyrues artificialë.
  6. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Multicomplex Woman është e përshtatshme për përdorim të përditshëm nga gratë deri në moshën 50 vjeç.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, preferueshëm në mëngjes pas vaktit të ushqimit. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Tableta.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Vitamina A

800 mcg

Tiaminë (Vitamina B1)

1.1 mg

Riboflavinë (Vitamina B2)

1.4 mg

Niacinë (Vitamina B3/PP)

16 mg

Acid pantotenik (Vitamina B5)

6 mg

Vitamina B6

1.4 mg

Acid folik (Vitamina B9)

300 mcg

Vitamina B12

2.5 mcg

Vitamina C

80 mg

Vitamina D

10 mcg

Vitamina E (si TE)

12 mg

Biotinë (Vitamina B8/H)

50 mcg

Vitamina K

30 mcg

Kalcium

215 mg

Fosfor

105 mg

Magnez

101 mg

Hekur

9.8 mg

Zink

5 mg

Mangan

2 mg

Bakër

0.5 mg

Jod

105 mcg

Krom

40 mcg

Selen

30 mcg

Molibden

25 mcg

Koenzima Q10

10 mg
↑
Back to Top