ESI Multicomplex Woman 50+ x 30 Tablets
ESI Multicomplex Woman 50+ është një suplement ushqimor multivitaminik dhe multimineral, i formuluar me 12 vitamina dhe 11 minerale për të plotësuar marrjen e këtyre lëndëve ushqyese në periudhat kur nevojat e organizmit janë të rritura. Formula e tij e ekuilibruar është përshtatur posaçërisht për gratë mbi 50 vjeç dhe përfshin një kombinim të vitaminave, mineraleve dhe koenzimës Q10.
Formula përmban vitamina A, C, D, E dhe të grupit B, si dhe minerale të rëndësishme si kalcium, fosfor, magnez, hekur, zink, jod, selen, mangan, bakër, krom dhe molibden, duke ofruar një kombinim të gjerë të lëndëve ushqyese për plotësimin e dietës së përditshme.
Formula nuk përmban gluten, OMGJ, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues ose ngjyrues artificialë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitaminat e grupit B dhe hekuri-> Kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
- Vitaminat C, D dhe zinku-> Kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Kalciumi, magnezi, fosfori dhe vitamina D-> Kontribuojnë në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë.
- Vitamina A, zinku dhe biotina-> Kontribuojnë në mirëmbajtjen e lëkurës dhe funksionimin normal të saj.
- Jodi dhe seleni-> Kontribuojnë në funksionimin normal të tiroides dhe metabolizmin normal të energjisë.
- Koenzima Q10-> Është një përbërës natyral i organizmit, i pranishëm në qeliza ku merr pjesë në proceset e prodhimit të energjisë.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulë e përshtatur për gratë mbi 50 vjeç, në përputhje me nevojat ushqyese të kësaj faze të jetës.
- Kombinon 12 vitamina, 11 minerale dhe koenzimë Q10 në një formulim të vetëm.
- Plotëson dietën e përditshme me një gamë të gjerë vitaminash dhe mineralesh.
- Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë.
- Formula nuk përmban gluten, OMGJ, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues ose ngjyrues artificialë.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
ESI Multicomplex Woman 50+ është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm nga gratë mbi moshën 50 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, preferueshëm në mëngjes pas vaktit të ushqimit. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Vitamina A |
800 mcg |
|
Tiaminë (Vitamina B1) |
1.1 mg |
|
Riboflavinë (Vitamina B2) |
1.4 mg |
|
Niacinë (Vitamina B3/PP) |
16 mg |
|
Acid pantotenik (Vitamina B5) |
6 mg |
|
Vitamina B6 |
1.4 mg |
|
Acid folik (Vitamina B9) |
300 mcg |
|
Vitamina B12 |
5 mcg |
|
Vitamina C |
80 mg |
|
Vitamina D |
15 mcg |
|
Vitamina E (si TE) |
12 mg |
|
Biotinë (Vitamina B8/H) |
50 mcg |
|
Kalcium |
215 mg |
|
Fosfor |
105 mg |
|
Magnez |
93.7 mg |
|
Hekur |
4.2 mg |
|
Zink |
6 mg |
|
Mangan |
2 mg |
|
Bakër |
0.7 mg |
|
Jod |
105 mcg |
|
Krom |
40 mcg |
|
Selen |
33 mcg |
|
Molibden |
25 mcg |
|
Koenzima Q10 |
10 mg |