ESI Multicomplex Junior x 42 Chewable Tablets
ESI Multicomplex Junior është një suplement ushqimor multivitaminik dhe multimineral, i formuluar posaçërisht për fëmijët për të plotësuar marrjen e vitaminave dhe mineraleve gjatë periudhave kur nevojat ushqyese janë të rritura. Formula përmban 12 vitamina dhe 7 minerale, të kombinuara me taurinë dhe ekstrakt të thatë të boronicës së kuqe (cranberry), duke ofruar një plotësim të gjerë të lëndëve ushqyese të rëndësishme për organizmin.
Vitaminat dhe mineralet marrin pjesë në procese të ndryshme fiziologjike, përfshirë metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit imunitar dhe procese të tjera të rëndësishme për funksionimin e organizmit. Formula përfshin vitamina A, B1, B2, B3, B5, B6, B8 dhe B12, si dhe vitamina C, D dhe E, së bashku me acid folik, kalcium, hekur, zink, jod, mangan, bakër, selen dhe fluor.
Suplementi ESI Multicomplex Junior vjen në formën e tabletave të përtypshme në formë dinosauri, një format praktik dhe i përshtatshëm për fëmijët. Formula nuk përmban ngjyrues artificialë, konservues, gluten, GMO.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitaminat e grupit B-> Kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin normal të sistemit nervor.
- Vitaminat C dhe D, zinku, hekuri dhe seleni-> Kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Kalciumi, vitamina D dhe fluori-> Kontribuojnë në mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë.
- Hekuri dhe acidi folik-> Kontribuojnë në formimin normal të gjakut dhe në transportin e oksigjenit në organizëm.
- Vitamina A-> Kontribuon në mirëmbajtjen e shikimit normal dhe funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Jodi-> Kontribuon në funksionimin normal të tiroides dhe metabolizmin normal të energjisë.
- Vitamina C, E, zinku, bakri, mangani dhe seleni-> Kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulë e përshtatur posaçërisht për nevojat ushqyese të fëmijëve.
- Kombinon vitamina dhe minerale të ndryshme në një suplement të vetëm.
- Kotribuon në rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve.
- Tableta të përtypshme me formë dinosaur dhe me shije të frutave të pyllit, të cilat e bëjnë praktik dhe të thjeshtë marrjen e këtij suplementi nga fëmijët.
- Formula nuk përmban ngjyrues artificialë, konservues, gluten, GMO.
ESI Multicomplex Junior është i përshtatshëm për përdorim nga fëmijët mbi moshën 3 vjeç.
Rekomandohet të marrin deri në 6 tableta të përtypshme në ditë, të ndara në doza gjatë ditës. Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit, nëse është e mundur.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërës kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Ekstrakt i thatë i boronicës së kuqe (Cranberry), i titruar në 1% proantocianidina |
70 mg |
|
Kalcium |
25 mg |
|
Taurinë |
10 mg |
|
Acid L-askorbik (Vitamina C) |
6.25 mg |
|
Niacinë (Vitamina PP/B3) |
1.88 mg |
|
Vitamina E |
0.81 mg |
|
Acid pantotenik (Vitamina B5) |
0.625 mg |
|
Zink |
0.54 mg |
|
Hekur |
0.5 mg |
|
Riboflavinë (Vitamina B2) |
0.175 mg |
|
Piridoksinë (Vitamina B6) |
0.163 mg |
|
Tiaminë (Vitamina B1) |
0.138 mg |
|
Fluor |
0.09 mg |
|
Mangan |
0.075 mg |
|
Vitamina A |
75 mcg |
|
Bakër |
0.057 mg |
|
Folat (Acid folik) |
22.5 mcg |
|
Jod |
6.1 mcg |
|
Biotinë (Vitamina B8/H) |
18.75 mcg |
|
Selen |
1.67 mcg |
|
Vitamina D |
0.93 mcg |
|
Cianokobalaminë (Vitamina B12) |
0.25 mcg |