Vitamina dhe Suplemente

ESI Multicomplex Potassium & Magnesium x 90 Tablets

Suplement ushqimor me kalium dhe magnez, i formuluar për të plotësuar nevojën e këtyre mineraleve dhe për të kontribuar në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, veçanërisht gjatë periudhave të lodhjes dhe sforcimit fizik.
In stock
SKU
0915-1
Special Price 936 Lekë Regular Price 1 170 Lekë
-20%

ESI Multicomplex Potassium & Magnesium është një suplement ushqimor me bazë kaliumi, magnezi dhe kloruri, i formuluar për të plotësuar nevojën e këtyre mineraleve në rast të marrjes së pamjaftueshme nëpërmjet dietës. Formula kombinon këto tre minerale në një suplement të vetëm, duke e bërë të përshtatshëm për periudhat e sforcimit fizik, lodhjes ose kur kërkohet një plotësim i marrjes së tyre nëpërmjet ushqimit.

Magnezi dhe kaliumi janë minerale të rëndësishme për funksionimin normal të organizmit dhe marrin pjesë në procese të ndryshme fiziologjike. Formula është pa gluten, laktozë, produkte qumështi, OMGJ, sheqer të shtuar, konservues dhe aromatizues artificialë, duke ofruar një formulim të thjeshtë dhe të përshtatshëm për përdorim të përditshëm.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Kaliumi-> Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
  • Magnezi-> Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Kloruri-> Kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit normal të lëngjeve dhe elektroliteve në organizëm. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mundëson plotësimin e marrjes së mineraleve kur nevojat ushqyese janë të rritura.
  2. E përshtatshme për periudhat e sforcimit fizik dhe aktivitetit të shtuar.
  3. Kontribuon në funksionin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
  4. Formula është pa gluten, laktozë, produkte qumështi, OMGJ, sheqer të shtuar, konservues dhe aromatizues artificialë.
  5. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Multicomplex Potassium & Magnesium është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Tableta.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore 

Kalium

300 mg

Magnez

250 mg

Klorur

273 mg
↑
Back to Top