ESI Multicomplex Sport x 24 Sachets
ESI Multicomplex Sport është një suplement ushqimor me kripëra minerale, i formuluar për sportistët dhe personat që kryejnë aktivitet fizik të shtuar, për të plotësuar kripërat minerale të humbura përmes djersitjes.
Formula përmban magnez, kalium, natrium dhe klorur, minerale që plotësojnë njëra-tjetrën në një formulim të përshtatur për periudhat e aktivitetit fizik dhe djersitjes së shtuar. Suplementi është veçanërisht i përshtatshëm kur kërkohet plotësimi i këtyre lëndëve ushqyese si pjesë e kujdesit ushqimor gjatë aktivitetit sportiv.
Magnezi dhe kaliumi janë ndër përbërësit kryesorë të formulimit, ndërsa prania e natriumit dhe klorurit plotëson kompleksin e kripërave minerale të suplementit.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Magnezi-> Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, në metabolizmin normal të energjisë, si dhe në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
- Kaliumi-> Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe në ruajtjen e presionit normal të gjakut.
- Natriumi-> Është një elektrolit që merr pjesë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve dhe funksionimin normal të muskujve.
- Kloruri-> Kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit normal të lëngjeve dhe elektroliteve në organizëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në plotësimin e mineraleve të humbura gjatë djersitjes dhe aktivitetit fizik.
- Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, si edhe në metabolizmin normal të energjisë.
- Kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit elektrolitik të organizmit.
- I përshtatshëm për përdorim gjatë periudhave të aktivitetit fizik të shtuar.
- Formula nuk përmban ngjyrues artificialë, konservues, gluten, GMO.
- Suplementi vjen në formën e bustinave që treten në ujë, e cila e bën më të lehtë përdorimin, sidomos për personat që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave ose kapsulave.
ESI Multicomplex Sport është i përshtatshëm për përdorim nga sportistë dhe persona që kryejnë aktivitet fizik të shtuar.
Rekomandohet të merrni 3 bustina në ditë.
Hidhni përmbajtjen e një bustine në një gotë me rreth 500 ml ujë pa gaz, në temperature ambienti. Përziejeni mirë derisa të tretet plotësisht dhe më pas konsumojeni.
Mund të përdoret para, gjatë dhe pas aktivitetit fizik.
Mos tejkaloni dozën ditore të rekomanduar.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.
| Përbërës kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore | % VNR |
|
Klorur |
1.796 mg |
225 % |
|
Natrium |
900 mg |
- |
|
Kalium |
450 mg |
22.5 % |
|
Magnez |
75 mg |
20 % |