ESI Multicomplex Man x 30 Tablets
ESI Multicomplex Man është një suplement ushqimor me një formulë të ekuilibruar që kombinon 13 vitamina dhe 10 minerale, për të plotësuar marrjen e këtyre mikro përbërësve në periudha kur nevojat ushqyese janë të rritura. Formula është e përshtatur për meshkujt deri në moshën 50 vjeç dhe përfshin vitamina të grupit B, vitaminat A, C, D, E dhe K, si edhe minerale si magnezi, kalciumi, hekuri, zinku, jodi dhe seleni.
Kombinimi i vitaminave dhe mineraleve e bën suplementin Multicomplex Man një zgjedhje praktike për plotësimin e dietës së përditshme me lëndë ushqyese, veçanërisht në rastet kur kërkesat ushqyese janë më të larta. Formula nuk përmban gluten, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues ose ngjyrues artificialë dhe është i përshtatshëm për vegjetarianët.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitaminat e grupit B-> Kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin normal të sistemit nervor.
- Vitaminat C dhe E, zinku dhe seleni-> Kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Vitaminat A, D dhe K-> Kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mirëmbajtjen e kockave dhe indeve normale.
- Kalciumi dhe magnezi-> Kontribuojnë në mirëmbajtjen e kockave dhe funksionimin normal të muskujve.
- Hekuri, bakri dhe Jodi-> Kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionet normale të organizmit.
- Kromi-> Kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të glukozës në gjak dhe metabolizmin normal të makropërbërësve.
- Mangani dhe molibdeni-> Kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionet metabolike të organizmit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Formulë e plotë multivitaminike dhe multiminerale.
- Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë.
- Plotëson nevojat ushqyese të burrave, sidomos në periudha kur nevojat ushqyese janë të rritura.
- E përshtatur posaçërisht për meshkujt deri në moshën 50 vjeç, duke marrë parasysh nevojat e kësaj grupmoshe.
- Formula nuk përmban gluten, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues ose ngjyrues artificialë.
- Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
ESI Multicomplex Man është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm nga burrat deri në moshën 50 vjeç.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, preferueshëm në mëngjes pas vaktit të ushqimit. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Vitamina A |
800 mcg |
|
Tiaminë (Vitamina B1) |
1.1 mg |
|
Riboflavinë (Vitamina B2) |
1.4 mg |
|
Niacinë (Vitamina B3) |
16 mg |
|
Acid pantotenik (Vitamina B5) |
6 mg |
|
Vitamina B6 |
1.4 mg |
|
Acid folik (Vitamina B9) |
200 mcg |
|
Vitamina B12 |
2.5 mcg |
|
Vitamina C |
80 mg |
|
Vitamina D |
5 mcg |
|
Vitamina E |
12 mg |
|
Biotinë (Vitamina B8) |
50 mcg |
|
Vitamina K |
30 mcg |
|
Kalcium |
160 mg |
|
Magnez |
75.1 mg |
|
Hekur |
5.6 mg |
|
Zink |
6 mg |
|
Mangan |
2 mg |
|
Bakër |
0.5 mg |
|
Jod |
105 mcg |
|
Krom |
40 mcg |
|
Selen |
30 mcg |
|
Molibden |
25 mcg |