ESI Multicomplex Vitality x 24 Sachets
ESI Multicomplex Vitality është një suplement ushqimor mineral me bazë magnezi dhe kaliumi, i formuluar për të plotësuar marrjen e këtyre mineraleve gjatë periudhave kur organizmi ka nevojë për to. Formula kombinon magnezin dhe kaliumin, dy minerale të rëndësishme për funksionimin normal të organizmit, duke e bërë suplementi të përshtatshëm për periudhat e lodhjes dhe të aktivitetit fizik të shtuar.
Ai kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor si dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. Formula është pa sheqer, pa natrium dhe pa gluten, si dhe nuk përmban aromatizues artificialë, ngjyrues artificialë apo sheqer të shtuar.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Magnezi-> Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, në metabolizmin normal të energjisë, si dhe në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
- Kaliumi-> Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor, si dhe në ruajtjen e presionit normal të gjakut.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Kontribuon në plotësimin e marrjes së magnezit dhe kaliumit nëpërmjet një formule të vetme.
- Mund të përdoret gjatë periudhave të lodhjes dhe aktivitetit fizik të shtuar.
- Kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe sistemit nervor.
- Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
- Formula është pa sheqer, pa natrium dhe pa gluten, si dhe nuk përmban aromatizues artificialë, ngjyrues artificialë apo sheqer të shtuar.
- Suplementi vjen në formën e bustinave që treten në ujë, e cila e bën më të lehtë përdorimin, sidomos për personat që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave ose kapsulave.
ESI Multicomplex Vitality është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 2-4 bustina në ditë, sipas nevojës suaj, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës.
Hidhni përmbajtjen e një bustine në një gotë me rreth 150 ml ujë pa gaz, në temperature ambienti. Përziejeni mirë derisa të tretet plotësisht dhe më pas konsumojeni.
Mos tejkaloni dozën ditore të rekomanduar.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë.
| Përbërës kryesorë të formulimit | Sasia për dozë ditore |
|
Kalium |
600 mg |
|
Magnez |
375 mg |