Vitamina dhe Suplemente

ESI Multicomplex B Vitamins Complex x 50 Tablets

Suplement ushqimor me përmbajtje të lartë të vitaminave të grupit B, i formuluar për të kontribuar në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin e sistemit nervor dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
In stock
SKU
13536-1
Special Price 1 464 Lekë Regular Price 1 830 Lekë
-20%

ESI Multicomplex B Vitamins Complex është një suplement ushqimor me përmbajtje të lartë të vitaminave të grupit B, i kombinuar me kolinë, inozitol, selen dhe koenzimë Q10. Formula është krijuar për të plotësuar dietën me këta përbërës dhe për të mbështetur nevojat ushqyese të organizmit, veçanërisht në lidhje me metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin e sistemit nervor.

Disa nga vitaminat e përfshira kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, por formula përfshin edhe përbërës që lidhen me funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Tabletat janë të formuluara për t’u shpërbërë gradualisht, duke mundësuar çlirimin progresiv të përbërësve të formulës. Formula nuk përmban gluten, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues artificialë dhe OMGJ. 

Përbërësit kryesorë të formulës dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitaminat e grupit B (B1, B2, B3, B5, B6, B8, B9 dhe B12)-> Kontribuojnë në metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Kolina-> Kontribuon në funksionimin normal të mëlçisë dhe në metabolizmin normal të homocisteinës dhe lipideve.
  • Inozitoli-> Merr pjesë në procese të ndryshme metabolike të organizmit dhe është pjesë e strukturës së membranave qelizore.
  • Seleni-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  • Koenzima Q10-> Merr pjesë në proceset qelizore që lidhen me prodhimin e energjisë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë me përqendrim të lartë të vitaminave të grupit B.
  2. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin e sistemit nervor.
  3. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  4. Kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.
  5. Formula nuk përmban gluten, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues artificialë dhe OMGJ.
  6. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.

ESI Multicomplex B Vitamins Complex është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, preferueshëm në mëngjes, nëse është e mundur pas vaktit të ushqimit. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

50 Tableta.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Tiaminë (Vitamina B1)

25 mg

Riboflavinë (Vitamina B2)

25 mg

Niacinë (Vitamina B3)

54 mg

Acid pantotenik (Vitamina B5)

18 mg

Vitamina B6

10 mg

Biotinë (Vitamina B8)

450 μg

Acid folik (Vitamina B9)

400 μg

Vitamina B12

25 μg

Selen

100 μg

Kolinë

100 mg

Inozitol

100 mg

Koenzimë Q10

10 mg
↑
Back to Top