Vitamina dhe Suplemente

ESI Multicomplex Vitamin C & Acerola Gummies, 50g

Suplement ushqimor me vitaminë C dhe acerola, i formuluar për të kontribuar në funksionimin normal të sistemit imunitar, mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
In stock
SKU
13539-1
Special Price 528 Lekë Regular Price 660 Lekë
-20%

ESI Multicomplex Vitamin C & Acerola është një suplement ushqimor në formë të karameleve të buta përtypëse me shije shege dhe marakuje, të formuluara me vitaminë C dhe acerola për plotësimin e dietës së përditshme me këta përbërës.

Vitamina C kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, ndërsa acerola është një përbërës me origjinë bimore që karakterizohet nga përmbajtja e vitaminës C. Karamelet janë pa sheqer, me përmbajtje sheqernash më të ulët se 0.5 g për 100 g, dhe ëmbëlsohen me glikozide steviolike të përftuara nga gjethet e Stevia-s. 

Formula nuk përmban gluten, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues ose ngjyrues artificialë dhe OMGJ. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina C-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  • Acerola-> Përbërës me origjinë bimore, e cila në këtë formulim shërben si burim natyral i vitaminës C dhe kontribuon në përmirësimin e mbrojtjes natyrale të organizmit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Formulë e kombinuar me vitaminë C dhe acerola, për të plotësuar dietën ditore me këta përbërës.
  2. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
  3. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
  4. Suplementi vjen në formë të karameleve të përtypshme me shije shege dhe marakuje, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin.
  5. Formula nuk përmban gluten, sheqer të shtuar, konservues, aromatizues ose ngjyrues artificialë dhe OMGJ.

ESI Multicomplex Vitamin C & Acerola është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 6 karamele të përtypshme në ditë, të ndara gjatë gjithë ditës.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas vakteve ushqimore kryesore të ditës, nëse është e mundur.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Karamele të përtypshme, 50 g.
Përbërës kryesorë të formulimit Sasia për dozë ditore

Ekstrakt i thatë i Acerola-s, i titruar në 25%

132.6 mg

Vitaminë C

80 mg
↑
Back to Top