Mustela Arnica Gel with Organic Calendula, 100ml
Mustela Arnica Gel me Calendula Organike është një xhel qetësues dhe freskues, i formuluar posaçërisht për kujdesin e lëkurës së foshnjave dhe fëmijëve, pas goditjeve të vogla, mavijosjeve dhe rrëzimeve që mund të ndodhin gjatë aktiviteteve të përditshme. Formula e tij kombinon ekstraktin e lules së Arnikës me Calendulën organike, duke ndihmuar në qetësimin e lëkurës dhe në lehtësimin e ndjesisë së shqetësimit.
Me 97% përbërës me origjinë natyrore dhe një formulë me vetëm 8 përbërës, xheli ofron një efekt freskues dhe hidratues, ndërsa përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme ose ngjitëse në lëkurë. Formula është vegane, pa përbërës me origjinë shtazore dhe është testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ekstrakti i lules së arnikës (Arnica Montana) –> Ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe në reduktimin e ndjesisë së shqetësimit pas goditjeve dhe dëmtimeve të vogla.
- Calendula Organike (Calendula Officinalis) –> Ka veti qetësuese dhe ndihmon në përmirësimin e gjendjes së lëkurës së irrituar dhe të ndjeshme.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në qetësimin e lëkurës pas goditjeve dhe mavijosjeve dhe dëmtimeve të vogla që mund të ndodhin gjatë përditshmërisë.
- Lehtëson ndjesinë e dhimbjes dhe ofron freski gjatë aplikimit.
- Ndihmon në kujdesin e lëkurës pas shfaqjes së mavijosjeve të vogla.
- Hidraton dhe qetëson lëkurën pa e lënë të yndyrshme ose ngjitëse.
- Xheli ka një teksturë të lehtë, e cila përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme ose ngjitëse në lëkurë.
- I përshtatshëm për përdorim në lëkurën e dëmtuar dhe/ose të mavijosur të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël që nga mosha 9 muajsh.
Mustela Arnica Gel me Calendula Organike është i përshtatshëm për përdorim në lëkurën e dëmtuar dhe/ose të mavijosur të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël që nga mosha 9 muajsh.
Aplikojeni xhelin në zonën e dëmtuar të lëkurës, e cila duhet të jetë e pastër dhe e thatë, dhe masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht. Përsëriteni aplikimin deri në 3 herë në ditë.
Përdoreni për goditje, gërvishtje ose rrëzime të vogla të përditshme.
Mos e aplikoni mbi zona që rrjedhin ose që kanë gjakderdhje.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Ingredients: Aqua/Water/Eau, Glycerin, Arnica, Montana Flower Extract, Sclerotum Gum, Sodium Benzoate, Citric Acid, Potassium Sorbate, Calendula Officinalis Flower Extract.