DERMOKOZMETIKA

Mustela Cleansing Wipes x 60

Letra të lagura ekologjike të formuluar për pastrimin e butë dhe praktik të fytyrës, duarve dhe zonës së pelenës së foshnjës që nga lindja.
In stock
SKU
Mustela3
Special Price 720 Lekë Regular Price 900 Lekë
-20%

Mustela Cleansing Wipes me fibra me origjinë bimore janë letra të lagura të buta dhe rezistente, të formuluara për pastrimin e përditshëm të lëkurës delikate të foshnjave dhe fëmijëve. Ato pastrojnë butësisht fytyrën, duart dhe zonën e pelenës, duke e lënë lëkurën të pastër, të butë dhe të rehatshme.

Formula përmban 99% përbërës me origjinë natyrore dhe fibra me bazë bimore. Ajo gjithashtu përmban Avocado Perseose, Aloe Vera, glicerinë dhe ekstrakt të Saponaria Officinalis, të cilët ndihmojnë në pastrimin e butë dhe kujdesin për lëkurën delikate të foshnjës. Formula është e testuar nën kontroll pediatrik dhe dermatologjik dhe ka një aromë të lehtë dhe të këndshme.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Avocado Perseose-> Përbërës natyral i patentuar që ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe në ruajtjen e strukturës së saj qelizore.
  • Glicerina me origjinë bimore-> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës dhe parandalon humbjen e ujit.
  • Aloe Vera-> Ndihmon në qetësimin, zbutjen, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës.
  • Ekstrakti i Saponaria Officinalis-> Vepron si përbërës pastrues i butë, duke ndihmuar në pastrimin e lëkurës pa e tharë atë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë: 

  1. Mundësojnë pastrim të shpejtë dhe praktik gjatë ndërrimit të pelenës ose në çdo moment kur nevojitet pastrimi i lëkurës.
  2. Mund të përdoren për fytyrën, duart dhe zonën e pelenës.
  3. Tekstura e butë dhe rezistente mundëson pastrim të lehtë pa pasur nevojë për fërkim të fortë të lëkurës.
  4. Janë të përshtatshme për përdorim që nga lindja dhe për të gjitha llojet e lëkurës.
  5. Formati praktik i bën të përshtatshme për t'u mbajtur me vete dhe për përdorim gjatë udhëtimeve ose jashtë shtëpisë.

Mustela Cleansing Wipes janë të përshtatshme për përdorim që nga lindja dhe për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Merrni një letër të lagur dhe pastroni butësisht fytyrën, duart ose zonën e pelenës së foshnjës. Pas përdorimit, mbylleni përsëri paketimin për të ruajtur lagështinë e letrave të lagura.

Përdorini sa herë të jetë e nevojshme.

Nuk kërkon shpëlarje.

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

60 Copë.

Ingredients: Aqua / Water / Eau, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder/ Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Leaf Juice, Sodium Levulinate, Citric Acid, Potassium Sorbate, Sodium Citrate.

↑
Back to Top