DERMOKOZMETIKA

Mustela Essential Care Multi-Purpose Lotion, 200ml

Locion organik, i formuluar posaçërisht për të hidratuar, ushqyer dhe zbutur lëkurën e gruas gjatë shtatzënisë dhe periudhës pas lindjes, duke ndihmuar në ruajtjen e elasticitetit dhe butësinë e saj.
In stock
SKU
Mustela49
Special Price 2 800 Lekë Regular Price 3 500 Lekë
-20%

Mustela Essential Care Multi-Purpose Lotion është një locion organic me veprim të shumëfishtë, i formuluar posaçërisht për kujdesin e lëkurës gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes. Formula e tij 3-në-1 ndihmon në parandalimin e shfaqjes së strijave, përmirësimin e pamjes së tyre dhe ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, ndërsa kontribuon në forcimin e saj dhe në reduktimin e ndjesive të kruajtjes që mund të shfaqen gjatë këtyre periudhave.

Formula përmban 99,8% përbërës me origjinë natyrale dhe nuk përmban aromë të shtuar. Aroma e lehtë vjen nga kombinimi i përbërësve të formulës. Përbërësi aktiv kryesor është marakuja (Passiflora edulis), e kombinuar me përbërës të tjerë të përzgjedhur për kujdesin e lëkurës.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vaji i marakujas (Passiflora edulis) –> Ka veprim ushqyes dhe ndihmon në ruajtjen e butësisë dhe fleksibilitetit të lëkurës.
  • Polifenolet e marakujas (Passiflora edulis) –> Kanë veti qetësuese dhe ndihmojnë në përmirësimin e komfortit të lëkurës.
  • Koncentrati i marakujas (Passiflora edulis) –> Ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe në ruajtjen e fleksibilitetit të saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron kujdes të përshtatshëm për lëkurën gjatë ndryshimeve që shoqërojnë shtatzëninë dhe periudhën pas lindjes.
  2. Locioni ka veprim të trefishtë, i cili hidraton, ushqen dhe zbut lëkurë.
  3. Ndihmon në ruajtjen e butësisë dhe elasticitetit së lëkurës gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes.
  4. Hidraton lëkurën dhe e lë atë të butë në prekje.
  5. Locioni ka një teksturë të pasur që përhapet dhe përthithet lehtë në lëkurë. 
  6. Formula pa aromë të shtuar është e përshtatshme për përdorim të përditshëm.
  7. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Mustela Essential Care Multi-Purpose Lotion është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni locionin në trup në mëngjes dhe në mbrëmje, duke filluar që nga muaji i parë i shtatzënisë dhe duke vazhduar gjatë gjithë saj.

Pas lindjes, vazhdoni përdorimin për të paktën 8 javë.

Aplikojeni në zonat e dëshiruara, si gjoksi, barku, ijet dhe kofshët, duke e masazhuar me lëvizje rrethore deri në përthithjen e plotë të locionit.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Shishe me spray, 200 ml.

Ingredients: Aqua (Water), Caprrose Stearate, Passiflora Edulis Seed Oil, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Caprylate, Sodium Stearoyl Glutamate, Gellan Gum, Xanthan Gum, Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Leaf Juice Powder, Sodium Benzoate, Levulinic Acid, Propanediol, Sodium Levulinate, Citric Acid, Passiflora Edulis Fruit Extract.

↑
Back to Top