Mustela Gentle Cleansing Gel, 500ml
Mustela Gentle Cleansing Gel është një xhel pastrues ekstra i butë, i përshtatshëm për pastrimin e përditshëm të fytyrës, trupit dhe flokëve të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël. Formula pastron butësisht lëkurën dhe flokët, duke respektuar ekuilibrin natyral të lëkurës dhe duke ndihmuar në ruajtjen e butësisë së saj. Është me tolerancë të lartë, i butë për sytë dhe i formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike.
Formula përmban 93% përbërës me origjinë natyrore, ndër të cilët Avocado Perseose dhe surfaktantë të butë, të përzgjedhur për një pastrim të butë dhe efektiv. Produkti ndihmon në qetësimin e lëkurës, pa shkaktuar tharje, duke e lënë atë të butë dhe me një aromë të lehtë e të freskët. Është i testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Avocado Perseose –> Përbërës natyral i patentuar që ndihmon në mbrojtjen e barrierës së lëkurës, hidratimin dhe ruajtjen e pasurisë qelizore të saj.
- Vitamina B5 (Panthenol) –> Ka veti qetësuese dhe ndihmon në ruajtjen e butësisë dhe komfortit të lëkurës delikate.
- Surfaktantë të butë –> Mundësojnë pastrimin e butë dhe efektiv të lëkurës dhe flokëve, duke ndihmuar në parandalimin e tharjes së lëkurës dhe skalpit.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- I përshtatshëm për përdorim të përditshëm që nga lindja, për të porsalindurit jashtë kujdesit intensiv neonatal (NICU) dhe fëmijët.
- Ndihmon në ruajtjen e komfortit të lëkurës gjatë dhe pas larjes.
- Ndihmon në parandalimin e ndjesisë së tharjes.
- Mund të përdoret në fytyrë, trup dhe flokë.
- Është i përshtatshëm për lëkurën delikate të foshnjave dhe fëmijëve dhe është testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik.
- Është i butë për sytë dhe është formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike.
Mustela Gentle Cleansing Gel është i përshtatshëm për përdorim në flokun dhe lëkurën delikate të foshnjave dhe fëmijëve që nga lindja.
I përshtatshëm për përdorim të përditshëm.
Hidhni një sasi të vogël të xhelit pastrues në pëllëmbën e dorës dhe krijoni shkumë. Lani butësisht trupin dhe skalpin e foshnjës dhe më pas shpëlajeni mirë me ujë të vakët dhe të bollshëm.
Thajeni butësisht foshnjën, pa e fërkuar, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonës së pelenës dhe palosjeve të lëkurës, si kofshët, sqetullat dhe qafa.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Aqua/Water/Eau, Glycerin, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Myreth Sulfate, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Coco-Glucoside, PEG-150 Distearate, Glyceryl Caprylate, Glycol Distearate, Parfum (Fragrance), Citric Acid, Panthenol, Potassium Sorbate, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract.