Mustela Gentle Shampoo, 200ml
Mustela Gentle Shampoo është një shampo e butë dhe hipoalergjike, e përshtatshme për përdorim që nga lindja për pastrimin e përditshëm të flokëve të hollë dhe delikatë të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve. Formula pastron butësisht flokët dhe ndihmon në lehtësimin e krehjes, pa larguar yndyrnat natyrale të flokëve, duke i lënë të butë, të lëmuar dhe me shkëlqim. Është e butë për sytë dhe e formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike.
Formula përmban 95% përbërës me origjinë natyrore, ndër të cilët Avocado Perseose, ekstrakt kamomili dhe surfaktantë të butë. Produkti është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe është testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik. Formula është vegane dhe pa parabene, ndërsa aroma delikate karakteristike lë flokët me një aromë të këndshme pas larjes.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Avocado Perseose –> Përbërës natyral i patentuar që ndihmon në mbrojtjen e barrierës së lëkurës, hidratimin dhe ruajtjen e pasurisë qelizore të saj.
- Ekstrakti i kamomilit –> Ka veti qetësuese dhe zbutëse, duke ndihmuar në zbutjen e flokëve dhe lehtësimin e krehjes së tyre.
- Surfaktantë të butë –> Mundësojnë pastrimin e butë të flokëve dhe skalpit, duke ndihmuar në shmangien e tharjes së skalpit.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Lehtëson krehjen e flokëve dhe ndihmon në parandalimin e formimit të nyjeve.
- Mund të përdoret në mënyrë të përsëritur si pjesë e rutinës së përditshme të kujdesit për flokët.
- Formula është e butë për sytë dhe nuk shkakton djegie gjatë larjes.
- Ndihmon në ruajtjen e yndyrnave natyrale të skalpit gjatë pastrimit.
- Është e përshtatshme për flokët e hollë dhe delikatë të foshnjave dhe fëmijëve.
- Formula është vlerësuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik.
Mustela Gentle Shampoo është e përshtatshme për përdorim që nga lindja për pastrimin e flokëve të hollë dhe delikatë të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve.
Vendosni një sasi të vogël të shampos në pëllëmbët e duarve. Masazhojeni butësisht në flokët dhe skalpin e kokës së foshnjës, derisa të krijohet shkumë. Më pas shpëlajeni tërësisht me ujë të vakët dhe të bollshëm. Thajeni flokun e fëmijës me kujdes.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Aqua/Water/Eau, Glycerin, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Myreth Sulfate, Coco-Glucoside, Glyceryl Caprylate, PEG-150 Distearate, Parfum (Fragrance), Polyquaternium-10, Panthenol, Citric Acid, Potassium Sorbate, Butylene Glycol, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract , Caramel.