Mustela Gentle Soap With Cold Cream, 100g
Mustela Gentle Soap with Cold Cream është një sapun i ngurtë pastrues dhe ushqyes, i formuluar posaçërisht për pastrimin e përditshëm të fytyrës dhe trupit të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve. Pastron butësisht dhe në mënyrë efektive lëkurën, duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit dhe butësisë së saj. Mund të përdoret çdo ditë, edhe në lëkurën e thatë dhe delikate të të porsalindurve.
Formula përmban 97% përbërvs me origjinë natyrore dhe është pasur me Cold Cream, dyll blete dhe ceramide. Ka një teksturë të përshtatshme për pastrimin e përditshëm. Formula është zhvilluar në bashkëpunim me profesionistë të shëndetësisë dhe i është nënshtruar testeve të shumta për të garantuar siguri dhe tolerancë të lartë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Dylli i bletës–> Ndihmon në ushqyerjen e lëkurës dhe në ruajtjen e barrierës së saj mbrojtëse.
- Cold Cream–> Është një kompleks kremoz i pasur që ndihmon në ushqyerjen dhe mbrojtjen e lëkurës, si dhe në ruajtjen e shtresës së saj hidrolipidike.
- Ceramidet –> Ndihmojnë në rikthimin dhe mbrojtjen e shtresës hidrolipidike të lëkurës, duke kontribuar në ruajtjen e barrierës së saj.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon që lëkura të ruajë ndjesinë e butësisë dhe rehatisë edhe pas larjes, veçanërisht kur ajo është e prirur ndaj thatësisë.
- Ndihmon në parandalimin e ndjesisë së tharjes që mund të shfaqet pas larjes.
- I përshtatshëm për kujdesin e përditshëm të lëkurës së ndjeshme dhe delikate të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.
- Mund të përdoret si për fytyrën, ashtu edhe për trupin.
- Formula përmban 97% përbërës me origjinë natyrore dhe është testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për sigurinë.
Mustela Gentle Soap with Cold Cream është i përshtatshëm për kujdesin e përditshëm të lëkurës së ndjeshme dhe delikate të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.
Lagni sapunin dhe fërkojeni butësisht në duar derisa të krijohet shkumë. Lani butësisht trupin e foshnjës me shkumën e krijuar. Më pas shpëlajeni mirë me ujë të vakët dhe të bollshëm.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Sodium Palmate, Sodium Palm Kernelate, Aqua (Water), Parfum (Fragrance), Palm Acid, Glycerin, Sodium Chloride, Palm Kernel Acid, Octyldodecanol, Cocoglycerides, Hordeum Vulgare Extract, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Pentasodium Pentetate, Tetrasodium Etidronate, Polyglyceryl-3 Diisostearate, Magnesium Sulfate, Cera Alba (Beeswax), Ceramide 3, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract, Phytosphingosine, Sodium Benzoate, Citric Acid.