DERMOKOZMETIKA

Mustela Hydra Baby Body Lotion, 300ml

Qumësht hidratues, forcues dhe zbutës për trupin, i formuluar për përdorim të përditshëm në lëkurën delikate dhe të ndjeshme të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, i cili ofron hidratim të thellë dhe ndihmon në ruajtjen e butësisë së saj.
In stock
SKU
Mustela14
Special Price 1 440 Lekë Regular Price 1 800 Lekë
-20%

Mustel Hydra Baby Body Lotion është një qumësht hidratues për trupin, i formuluar posaçërisht për lëkurën delikate dhe të ndjeshme të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël. Ai siguron hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë, duke e lënë lëkurën të butë, të lëmuar dhe të rehatshme. Tekstura e tij e lehtë dhe e lëngshme përhapet lehtësisht në lëkurë, duke e bërë kujdesin e përditshëm të trupit të thjeshtë dhe praktik.

Formula përmban 97% përbërës me origjinë natyrore dhe është pasur me Avocado Perseose, vaj luledielli, vitaminë E dhe glicerinë me origjinë bimore. Kombinimi i tyre ndihmon në hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës, në forcimin e barrierës së saj dhe në ruajtjen e mbrojtjes natyrale të lëkurës së foshnjës. Formula është zhvilluar në bashkëpunim me profesionistë të shëndetësisë, dhe i është nënshtruar testeve të shumta për të garantuar siguri dhe tolerancë të lartë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Avocado Perseose–> Përbërës aktiv i patentuar me origjinë nga avokado, që ndihmon në mbrojtjen dhe forcimin e barrierës së lëkurës, si dhe në ruajtjen e burimeve qelizore të saj
  • Vaji i lulediellit–> Ndihmon në hidratimin e lëkurës falë përmbajtjes së steroleve dhe acideve yndyrore esenciale.
  • Vitamina E –> Ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm dhe në ruajtjen e butësisë dhe elasticitetit të saj.
  • Glicerina me origjinë bimore–> Ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe në kufizimin e humbjes së ujit nga sipërfaqja e saj.

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës për një kohë të gjatë.
  2. Ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.
  3. Përthithet lehtësisht dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme,duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm në të gjithë trupin.
  4. Tekstura e lehtë dhe e lëngshme e bën aplikimin të shpejtë dhe praktik.
  5. Formula përmban 97% përbërës me origjinë natyrore dhe është testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për sigurinë.

Mustela Hydra Baby Body Lotion është i përshtatshëm për përdorim në lëkurën delikate dhe të ndjeshme të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Aplikojeni qumështin hidratues në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurën e pastër dhe të thatë të trupit. Masazhojeni qumështin hidratues butësisht me lëvizje rrethore derisa të përthithet plotësisht.

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon, 300 ml.

Ingredients: Aqua /Water/Eau, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Glycerin, Polyglyceryl-6 Distearate, Cetyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Cera Alba/Beeswax/Cire D’abeille, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Parfum (Fragrance), Jojoba Esters, Caprylyl Glycol, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyglyceryl-3 Beeswax/ Polyglyceryl-3 Cire D’abeille, Tocopheryl Acetate, Polysorbate 60, Sorbitan Stearate, Citric Acid, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract.

↑
Back to Top