DERMOKOZMETIKA

Mustela No Rinse Soothing Cleansing Water, 300ml

Ujë pastrues qetësues pa aromë dhe pa shpëlarje, me tolerancë të lartë, i formuluar për pastrimin e butë të fytyrës, trupit dhe zonës së pelenës së të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve me lëkurë shumë të ndjeshme ose reaktive.
In stock
SKU
Mustela27
Special Price 1 280 Lekë Regular Price 1 600 Lekë
-20%

Mustela Soothing Cleansing Water është një ujë pastrues qetësues pa aromë dhe pa shpëlarje, i formuluar posaçërisht për të porsalindurit, foshnjat dhe fëmijët me lëkurë shumë të ndjeshme ose reaktive. Formula me tolerancë të lartë pastron butësisht dhe në mënyrë efektive papastërtitë nga fytyra, trupi dhe zona e pelenës, pa e tharë lëkurën dhe pa lënë ndjesi ngjitjeje. Mund të përdoret që nga lindja te të porsalindurit jashtë njësisë së kujdesit intensiv neonatal (NICU).

Formula përmban 99% përbërës me origjinë natyrale dhe është e pasur me Schizandër (bimë me origjinë nga Azia-Schisandra chinensis), një përbërës aktiv me veti qetësuese që ndihmon në reduktimin e skuqjes së lehtë të dukshme dhe të ndjesive të pickimit dhe tërheqjes së lëkurës. Pas përdorimit, lëkura mbetet e pastër, e butë dhe e hidratuar, pa nevojë për shpëlarje.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Schizandra–> Ka veti qetësuese dhe ndihmon në përmirësimin e pamjes së skuqjes së lehtë dhe në qetësimin e ndjesive të pickimit dhe tërheqjes së lëkurës.
  • Avocado Perseose–> Përbërës aktiv i patentuar me origjinë nga avokado, që ndihmon në mbrojtjen dhe forcimin e barrierës së lëkurës, si dhe në ruajtjen e burimeve qelizore të saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Pastron butësisht lëkurën e fytyrës dhe trupit, duke larguar papastërtitë.
  2. Mund të përdoret për pastrimin e zonës së pelenës gjatë ndërrimit të saj.
  3. Qetëson lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e ndjesive të pickimit dhe tërheqjes.
  4. E lë lëkurën të pastër, të butë dhe të rehatshme pas përdorimit.
  5. Formulë pa aromë dhe me një tolerancë të lartë.
  6. Ky ujë pastrues nuk ka nevojë për shpëlarje, duke e bërë praktik për pastrimin e shpejtë në çdo moment të ditës.
  7. I përshtatshëm për përdorim në lëkurën e ndjeshme dhe rekative të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Mustela Soothing Cleansing Water është i përshtatshëm për përdorim në lëkurën e ndjeshme dhe rekative të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Shtypni pompën për të hedhur një sasi të përshtatshme të ujit pastrues në një pambuk. Kalojeni butësisht pambukun e lagur me ujë pastrues në fytyrën, trupin dhe/ose zonën e pelenës së foshnjës ose fëmijës për të pastruar lëkurën. 

Nuk është e nevojshme të shpëlahet.

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon me pompë, 300 ml.

Ingredients: Aqua/Water/Eau, Glycerin, Caprylyl/Capryl Glucoside, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Sodium Benzoate, Citric Acid, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Sodium Hydroxide, Lecithin, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract , Tocopherol.

↑
Back to Top