DERMOKOZMETIKA

Mustela Organic Nursing Comfort Balm, 30ml

Balsam organik me bazë bimore, i formuluar për të qetësuar, zbutur dhe mbrojtur lëkurën e ndjeshme të gjirit gjatë periudhës së gjidhënies, veçanërisht kur ajo është e irrituar ose e çarë.
In stock
SKU
Mustela46
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-20%

Mustela Organic Nursing Comfort Balm është një balsam organik me bazë bimore, i formuluar posaçërisht për kujdesin e lëkurës së gjirit gjatë periudhës së gjidhënies. Formula e tij qetësuese dhe rigjeneruese është e përshtatshme për lëkurën e ndjeshme, të irrituar ose të çarë dhe ndihmon në zbutjen e shqetësimeve të shkaktuara nga gjidhënia, duke favorizuar rikuperimin e lëkurës.

Falë filmit hidratues dhe mbrojtës që krijon në sipërfaqen e lëkurës, balsami ndihmon në hidratimin, zbutjen dhe mbrojtjen e zonave të ndjeshme të gjirit. Formula është vegane, përmban 100% përbërës me origjinë natyrore dhe bazohet në vaj ulliri organik, glicerinë me origjinë natyrore dhe vitaminë E. Formula pa parfum të shtuar ka një aromë neutrale.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vaj ulliri organik -> I pasur me acide yndyrore Omega-6 dhe Omega-9, vaji i ullirit ushqen dhe ndihmon në zbutjen e lëkurës së gjirit.
  • Glicerinë me origjinë natyrore -> Ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe në ruajtjen e mbrojtjes së saj ndaj tharjes.
  • Vitaminë E -> Vepron si antioksidant dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi oksidativ. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar ose të ndjeshme gjatë gjidhënies.
  2. Ndihmon në zbutjen e lëkurës së thatë dhe të çarë të gjirit.
  3. Krijon një shtresë mbrojtëse që ndihmon në mbrojtjen e zonave të ndjeshme.
  4. Balsami ka një teksturë të pasur dhe që shkrihet lehtësisht në lëkurë.
  5. Formula pa parfum të shtuar ka një aromë neutrale, të përshtatshme për periudhën e gjidhënies.
  6. I përshtatshëm për përdorim në lëkurën e ndjeshme, të irrituar ose të çarë të gjirit gjatë periduhës së gjidhënies.

Mustela Organic Nursing Comfort Balm është i përshtatshëm për përdorim në lëkurën e ndjeshme, të irrituar ose të çarë të gjirit gjatë periduhës së gjidhënies.

Pas çdo ushqyerjeje me gji, aplikojeni balsamin në mënyrë të bollshme në zonën e gjirit. Balsami nuk ka nevojë të shpëlahet dhe krijon një shtresë mbrojtëse deri në ushqyerjen e radhës.

Përsëriteni aplikimin pas çdo ushqyerjeje me gji. Përpara ushqyerjes së radhës, sigurohuni që zona e gjirit të jetë e pastër, pa mbetje kremi ose fibra nga rrobat dhe, nëse është e nevojshme, pastrojeni me ujë përpara ushqyerjes.

Tubet, 30 ml.

Ingredients: Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Glycerin, Aqua/Water/Eau, Sucrose Laurate, Sucrose Stearate, Tocopherol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil.

↑
Back to Top