DERMOKOZMETIKA

Mustela Soothing Cleansing Gel, 300ml

Xhel pastrues qetësues pa aromë, me tolerancë të lartë, i formuluar për pastrimin e butë të trupit dhe flokëve të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve me lëkurë shumë të ndjeshme ose reaktive.
In stock
SKU
Mustela28
Special Price 1 520 Lekë Regular Price 1 900 Lekë
-20%

Mustela Soothing Cleansing Gel është një xhel pastrues qetësues pa aromë, i formuluar posaçërisht për lëkurën shumë të ndjeshme të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve. Me ekstrakte të Schizandrës (bimë me origjinë nga Azia-Schisandra chinensis) dhe avokados, pastron butësisht trupin dhe flokët, duke ndihmuar në qetësimin e ndjesive të pickimit dhe skuqjes së lëkurës. Formula pa aromë është testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për tolerancë të lartë të lëkurës dhe syve.

Formula përmban 98% përbërës me origjinë natyrale dhe shpëlahet lehtësisht, duke e lënë lëkurën të pastër dhe të rehatshme pas larjes. Pas përdorimit, lëkura mbetet e pastër, e butë dhe e hidratuar.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Schizandra (Schisandra chinensis) –> Ka veti qetësuese dhe ndihmon në lehtësimin e shenjave të reaktivitetit të lëkurës, përfshirë ndjesitë e pickimit dhe skuqjen.
  • Ekstrakt avokadoje (Persea Gratissima Fruit Extract) –> Ndihmon në kujdesin dhe ruajtjen e komfortit të lëkurës së brishtë dhe shumë të ndjeshme. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në qetësimin e ndjesive të pickimit dhe shqetësimit të lëkurës gjatë pastrimit.
  2. Ndihmon në reduktimin e skuqjes së lëkurës shumë të ndjeshme dhe reaktive.
  3. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën që reagon ndaj faktorëve të jashtëm, përfshirë ujin e fortë.
  4. Pastron njëkohësisht trupin dhe flokët, duke e bërë praktik për rutinën e përditshme të larjes.
  5. Shpëlahet lehtësisht dhe nuk e lë lëkurën të butë dhe të hidratuar.
  6. Formulë pa aromë dhe me tolerancë të lartë.
  7. Testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për tolerancë të lartë të lëkurës dhe syve.
  8. I përshtatshëm për përdorim në lëkurën e ndjeshme dhe rekative të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Mustela Soothing Cleansing Gel është i përshtatshëm për përdorim në lëkurën e ndjeshme dhe rekative të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Shtypni pompën për të hedhur një sasi të përshtatshme të xhelit në pëllëmbën e dorës. Përziejeni me pak ujë për të krijuar shkumë dhe aplikojeni butësisht në trupin dhe skalpin e foshnjës. Masazhojeni lehtë dhe më pas shpëlajeni mirë me ujë të vakët dhe të bollshëm.

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon me pompë, 300 ml.

Ingredients: Aqua / Water / Eau, Glycerin, Coco-Glucoside, Disodium Cocoamphodiacetate, PEG-150 Distearate, Disodium Cocoyl Glutamate, Citric Acid, Glyceryl Caprylate, Potassium Sorbate, Sodium Cocoyl Glutamate, Lecithin, Tocopherol, Maltodexide Persolissima, Saccharate (Avocado) Fruit Extract.

↑
Back to Top