Mustela Soothing Moisturizing Cream, 40ml
Mustela Soothing Moisturizing Cream është një krem hidratues qetësues për fytyrën, pa aromë dhe hipoalergjik, i formuluar posaçërisht për foshnjat dhe fëmijët me lëkurë shumë të ndjeshme, reaktive ose lehtësisht të irritueshme. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm që nga lindja, kremi ofron hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë për lëkurën delikate, duke ndihmuar në qetësimin e ndjesive të pickimit dhe tërheqjes dhe në përmirësimin e pamjes së skuqjes së lehtë.
Formula me teksturë të lehtë përhapet lehtësisht dhe krijon një efekt mbrojtës si një shtresë e dytë e lëkurës, duke ndihmuar në mbrojtjen e saj nga faktorët agresivë të përditshëm. Përmban Schizandër (bimë me origjinë nga Azia-Schisandra chinensis) dhe Avocado Perseose si përbërës aktivë kryesorë dhe është krijuar për të ofruar hidratim, qetësim dhe komfort të përditshëm për lëkurën shumë të ndjeshme të foshnjave dhe fëmijëve. Formula përmban 97% përbërës me origjinë natyrale.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Schizandra–> Ka veti qetësuese dhe ndihmon në përmirësimin e pamjes së skuqjes së lehtë dhe në qetësimin e ndjesive të pickimit dhe tërheqjes së lëkurës.
- Avocado Perseose–> Përbërës aktiv i patentuar me origjinë nga avokado, që ndihmon në mbrojtjen dhe forcimin e barrierës së lëkurës, si dhe në ruajtjen e burimeve qelizore të saj.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës gjatë gjithë ditës.
- Lehtëson ndjesinë e parehatisë që shoqëron lëkurën e thatë, të ndjeshme ose reaktive.
- Tekstura e lehtë përhapet lehtësisht dhe përthithet shpejt, pa e rënduar lëkurën.
- Krijon një shtresë mbrojtëse që ndihmon lëkurën të përballojë më mirë faktorët agresivë të jashtëm.
- Formula pa aromë është e përshtatshme për lëkurën shumë të ndjeshme dhe lehtësisht të irritueshme.
- Testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për tolerancë të lartë të lëkurës dhe syve.
- I përshtatshëm për përdorim në lëkurën e ndjeshme dhe rekative të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.
Mustela Soothing Moisturizing Cream është i përshtatshëm për përdorim në lëkurën e ndjeshme dhe rekative të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.
Aplikojeni kremin në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës, dhe përhapeni duke butësisht duke e masazhuar me lëvizje rrethore derisa të përthithet.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Aqua / Water, Triisostearin, Propanediol Dicaprylate, Dicaprylyl Carbonate, C12-16 Alcohols, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Glyceryl Stearate SE, Sodium Acrylates Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Palmitic Acid, Cetyl Alcohol, Microcrystalleryl Cellulose, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Lecithin, Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopherol, Xanthan Gum, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Citric Acid, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract.