DERMOKOZMETIKA

Mustela Soothing Moisturizing Lotion, 200ml

Qumësht hidratues dhe qetësues për trupin, pa aromë dhe hipoalergjik, i formuluar për kujdesin e përditshëm të lëkurës shumë të ndjeshme, reaktive ose të prirur ndaj skuqjes te foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
In stock
SKU
Mustela30
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-20%

Mustela Soothing Moisturizing Lotion është një qumësht hidratues dhe qetësues për trupin, pa aromë dhe hipoalergjik, i formuluar posaçërisht për foshnjat dhe fëmijët me lëkurë shumë të ndjeshme, reaktive ose të prirur ndaj skuqjes. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm, edhe që nga lindja, ai ofron hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë, ndërsa ndihmon në qetësimin e ndjesive të pickimit dhe tërheqjes dhe në përmirësimin e pamjes së skuqjes së dukshme të lëkurës.

Formula me tolerancë të lartë përmban 97% përbërës me origjinë natyrale dhe ka një teksturë të lehtë e të butë, e cila përhapet lehtësisht dhe nuk lë ndjesi të rënduar në lëkurë. Përmban Schizandër (bimë me origjinë nga Azia-Schisandra chinensis) dhe Avocado Perseose si përbërës aktivë kryesorë dhe krijon një efekt mbrojtës si një shtresë e dytë e lëkurës, duke ndihmuar në mbrojtjen e saj nga faktorët agresivë të jashtëm.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Schizandra–> Ka veti qetësuese dhe ndihmon në përmirësimin e pamjes së skuqjes së lehtë dhe në qetësimin e ndjesive të pickimit dhe tërheqjes së lëkurës.
  • Avocado Perseose–> Përbërës aktiv i patentuar me origjinë nga avokado, që ndihmon në mbrojtjen dhe forcimin e barrierës së lëkurës, si dhe në ruajtjen e burimeve qelizore të saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e butësisë dhe komfortit të lëkurës së foshnjës gjatë gjithë ditës.
  2. Lehtëson ndjesinë e parehatisë që mund të shoqërojë lëkurën shumë të ndjeshme ose të irrituar.
  3. Tekstura e lehtë përhapet lehtësisht dhe përthithet shpejt, pa e rënduar lëkurën.
  4. Krijon një shtresë mbrojtëse që ndihmon lëkurën të përballojë më mirë faktorët agresivë të jashtëm.
  5. Formula pa aromë është e përshtatshme për lëkurën shumë të ndjeshme dhe lehtësisht të irritueshme.
  6. Testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për tolerancë të lartë të lëkurës dhe syve.
  7. I përshtatshëm për përdorim në lëkurën e ndjeshme dhe rekative të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Mustela Soothing Moisturizing Lotion është i përshtatshëm për përdorim në lëkurën e ndjeshme dhe rekative të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Aplikojeni qumështin hidratues në lëkurën e pastër dhe të thatë të trupit, dhe përhapeni duke butësisht duke e masazhuar me lëvizje rrethore derisa të përthithet.

Aplikoni qumështin hidratues në mëngjes dhe në mbrëmje. 

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 200 ml.

Ingredients: Aqua / Water / Eau, Dicaprylyl Carbonate, Triisostearin, Sodium Acrylates Copolymer, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Caprylate, Lecithin, Lauryl Glucoside, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Glycerin, Tocopherol, Citric Acidys, Maltodaccharideexrolima, (Avocado) Fruit Extract.

↑
Back to Top