DERMOKOZMETIKA

Mustela Stelatopia Cleansing Oil, 500ml

Vaj pastrues i butë dhe pa aromë, i formuluar posaçërisht për higjienën e përditshme të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve me lëkurë shumë të thatë ose të prirur ndaj ekzemës, i cili pastron butësisht lëkurën dhe ndihmon në ruajtjen e barrierës së saj mbrojtëse.
In stock
SKU
Mustela22
Special Price 2 400 Lekë Regular Price 3 000 Lekë
-20%

Mustela Stelatopia Cleansing Oil është një vaj pastrues pa aromë, i formuluar posaçërisht për lëkurën shumë të thatë dhe të prirur ndaj ekzemës të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve. Formula e tij pastron butësisht fytyrën dhe trupin, ndërsa ndihmon në qetësimin e ndjesisë së irritimit dhe tendosjes, duke e lënë lëkurën të butë dhe të rehatshme pas larjes. Falë teksturës së tij vajore, ai krijon një shtresë mbrojtëse mbi lëkurë dhe ndihmon në zbutjen e efektit tharës.

Formula përmban 98% përbërës me origjinë natyrore dhe është pasur me distilat të vajit të lulediellit, Avocado Perseose, gjalpë Shea dhe glicerinë me origjinë natyrore. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm, ai ofron një kujdes të butë dhe të veçantë për lëkurën delikate dhe shumë të thatë të foshnjave dhe fëmijëve.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Avocado Perseose–> Përbërës aktiv i patentuar me origjinë nga avokado, që ndihmon në mbrojtjen dhe forcimin e barrierës së lëkurës, si dhe në ruajtjen e burimeve qelizore të saj.
  • Distilati i vajit të lulediellit–> Ndihmon në ruajtjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe ka veti qetësuese për lëkurën shumë të thatë.
  • Glicerinë me origjinë bimore-> Ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe në ruajtjen e lagështisë së saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë: 

  1. E pastron butësisht lëkurën, duke e lënë të pastër dhe të ndjesinë e tendosjes pas larjes.
  2. Ndihmon në qetësimin e ndjesisë së irritimit dhe tendosjes së lëkurës.
  3. Ndihmon që lëkura të ruajë butësinë dhe elasticitetin e saj.
  4. Është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në lëkurën shumë të thatë dhe delikate të foshnjave dhe fëmijëve.
  5. Formula përmban 98% përbërës me origjinë natyrore dhe është testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për sigurinë.

Mustela Stelatopia Cleansing Oil është i përshtatshëm për kujdesin e përditshëm të lëkurës së thatë dhe me tendencë atopike të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Shtypni pompën për të marrë një sasi të vajit në pëllëmbën e dorës. Aplikojeni drejtpërdrejt në lëkurën e lagur të foshnjës ose hidheni vajin në ujin e banjës. Lajeni butësisht trupin dhe skalpin e foshnjës, duke e masazhuar lehtë me vajin.

Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm dhe më pas thajeni lëkurën me shumë kujdes, duke e tamponuar lehtë me një peshqir të pastër pambuku dhe duke shmangur fërkimin. Shmangia e fërkimit ndihmon në mbrojtjen e lëkurës delikate të foshnjës.

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon, 500 ml.

Ingredients: Aqua/Water/Eau, Glycerin, Caprylyl/Capryl Glucoside, Hydroxypropyl Guar, Citric Acid, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables.

↑
Back to Top