Mustela Stelatopia Emollient Face Cream & Eyelids, 40ml
Mustela Stelatopia Emollient Cream është një krem zbutës i formuluar posaçërisht për kujdesin e lëkurës shumë të thatë dhe të prirur ndaj ekzemës të foshnjave dhe fëmijëve. Formula e tij përmban Distilat të Vajit të Lulediellit (Oleodistilat), një përbërës aktiv me origjinë natyrore, së bashku me përbërës të tjerë të përzgjedhur për kujdesin e lëkurës shumë të thatë. Kremi ndihmon në hidratimin e lëkurës, në ruajtjen e butësisë së saj dhe në qetësimin e ndjesisë së parehatisë që mund të shoqërojë thatësinë e theksuar.
Formula ndihmon gjithashtu në rikthimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe në mbrojtjen e saj nga faktorët e jashtëm, duke kontribuar në përmirësimin e pamjes së lëkurës së thatë, të skuqur dhe të ashpër. Tekstura e butë dhe që përhapet lehtësisht në lëkurë dhe ofron hidratim afatgjatë, duke e lënë lëkurën më të butë dhe më të rehatshme. Formula përmban 89% përbërës me origjinë natyrore dhe është krijuar posaçërisht për të respektuar nevojat e lëkurës shumë të thatë dhe delikate të foshnjave dhe fëmijëve.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Avocado Perseose–> Përbërës aktiv i patentuar me origjinë nga avokado, që ndihmon në mbrojtjen dhe forcimin e barrierës së lëkurës, si dhe në ruajtjen e burimeve qelizore të saj.
- Distilat i Vajit të Lulediellit (Oleodistilat)–> Ndihmon në rikthimin e lipideve të nevojshme për barrierën e lëkurës dhe në qetësimin e ndjesisë së parehatisë.
- Squalane–> Ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe në ruajtjen e një ndjesie të rehatshme pas aplikimit.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Lehtëson ndjesinë e tendosjes dhe parehatisë që shoqëron shpesh lëkurën shumë të thatë.
- Ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës së ashpër dhe të skuqur.
- Ndihmon që lëkura të ndihet më e butë dhe elastike pas aplikimit.
- Ofron kujdes të përshtatshëm për zonat e thata të fytyrës dhe trupit.
- Tekstura e butë dhe që shkrihet lehtësisht në lëkurë e bën aplikimin praktik dhe të lehtë.
- Mund të përdoret që nga lindja, për kujdesin e përditshëm të lëkurës shumë të thatë të foshnjave dhe fëmijëve.
- Formula përmban 89% përbërës me origjinë natyrore dhe është testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për sigurinë.
Mustela Stelatopia Emollient Cream është i përshtatshëm për kujdesin e përditshëm të lëkurës së thatë dhe me tendencë atopike të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.
Aplikojeni kremin në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe trupit, dhe përhapeni duke butësisht duke e masazhuar me lëvizje rrethore derisa të përthithet.
Aplikoni kremin në mëngjes dhe në mbrëmje.
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Aqua/Water/Eau, Propanediol Dicaprylate, C10-18 Triglycerides, Glycerin, Triisostearin, Glyceryl Stearate Citrate, Ricinus Communis Seed Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, 1,2-Hexanediol, Cetyl Alcohol, Polyacrylate Crosspolymer-6, Sodium Stearoyl Glutamate, Glyceryl Caprylate, Hydrogenated Castor Oil, Sodium Citrate, Citric Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Tocopherol, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract , Ceramide Np, Phytosphingosine.