DERMOKOZMETIKA

Mustela Stelatopia Foam Shampoo, 150ml

Shampo në formë shkume, me teksturë ultra të butë dhe pa aromë, e formuluar posaçërisht për pastrimin e skalpit dhe flokëve të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve me lëkurë shumë të thatë ose të prirur ndaj ekzemës.
In stock
SKU
Mustela23
Special Price 1 440 Lekë Regular Price 1 800 Lekë
-20%

Mustela Stelatopia Foam Shampoo është një shampo në formë shkume, pa aromë, e formuluar posaçërisht për pastrimin e butë të flokëve dhe skalpit të të porsalindurve, foshnjave dhe fëmijëve me lëkurë shumë të thatë ose të prirur ndaj ekzemës. Formula e saj pastron butësisht flokët dhe njëkohësisht kujdeset për skalpin delikat, duke ndihmuar në qetësimin e ndjesisë së parehatisë dhe në reduktimin e skuqjes së lëkurës. Falë pH-së fiziologjike, ajo respekton ekuilibrin natyral të lëkurës dhe ndihmon në ruajtjen e filmit hidrolipidik.

E përshtatshme për përdorim që nga lindja, kjo shampo është pa aromë dhe shpëlahet lehtësisht, duke e bërë larjen e flokëve më të rehatshme për foshnjën. Formula përmban 99% përbërës me origjinë natyrore dhe përfshin distilat të vajit të lulediellit si përbërës aktiv kryesor.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Avocado Perseose–> Përbërës aktiv i patentuar me origjinë nga avokado, që ndihmon në mbrojtjen dhe forcimin e barrierës së lëkurës, si dhe në ruajtjen e burimeve qelizore të saj.
  • Distilat i vajit të lulediellit-> Ndihmon në ushqimin dhe rimbushjen e lëkurës me lipide, ndërsa kontribuon në qetësimin e ndjesisë së thatësisë dhe parehatisë.
  • Coco-Glucoside-> Është një agjent pastrues i butë me origjinë bimore që ndihmon në pastrimin e butë të flokëve dhe skalpit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Pastron butësisht flokët dhe skalpin, duke e lënë lëkurën të pastër dhe të rehatshme pas larjes.
  2. Ndihmon në qetësimin e skalpit dhe në lehtësimin e ndjesisë së parehatisë që mund të shoqërojë lëkurën shumë të thatë.
  3. Ndihmon në zbutjen e skuqjes dhe ndjesisë së thatësisë së skalpit.
  4. Kujdeset për lëkurën delikate të foshnjës gjatë larjes, duke ruajtur ekuilibrin natyral të saj.
  5. Mund të përdoret që nga lindja, për kujdesin e përditshëm të flokëve dhe skalpit të foshnjave dhe fëmijëve.
  6. Formula përmban 99% përbërës me origjinë natyrore dhe është testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për sigurinë.

Mustela Stelatopia Foam Shampoo është i përshtatshëm për kujdesin e përditshëm të lëkurës së thatë dhe me tendencë atopike të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Aplikojeni shampon në skalpin e lagur të foshnjës dhe masazhojeni shumë butësisht. Lëreni shkumën të veprojë për 1–2 minuta, më pas shpëlajeni butësisht me ujë të vakët dhe të bollshëm.

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon, 150 ml.

Ingredients: Aqua/Water/Eau, Coco-Glucoside, Polyglyceryl-4 Caprate, Polyquaternium-10, Citric Acid, Sodium Benzoate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract.

↑
Back to Top