DERMOKOZMETIKA

Mustela Very High Protection Sun Lotion SPF50, 100ml

Qumësht me veprim mbrojtës ndaj diellit, për fytyrën dhe trupin, i cili ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezatimit UVA dhe UVB dhe është i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme dhe delikate të foshnjave dhe fëmijëve që nga lindja.
In stock
SKU
Mustela43
Special Price 1 890 Lekë Regular Price 2 700 Lekë
-30%

Mustela Very High Protection Sun Lotion SPF 50+ është një locion mbrojtës nga dielli me mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezatimit UVA dhe UVB, i përshtatshëm për të gjithë familjen, përfshirë foshnjat dhe fëmijët me lëkurë të ndjeshme ose me prirje atopike. Formula pa parfum është gjithashtu e përshtatshme për lëkurën intolerante ndaj diellit dhe mund të përdoret edhe gjatë periudhës së shtatzënisë. Locioni aplikohet lehtësisht dhe ofron rezistencë shumë të lartë ndaj ujit, djersës dhe fërkimit nga peshqirët ose veshjet.

Formula përmban filtra mbrojtës të përzgjedhur për tolerancë të lartë, si dhe Avocado Perseose, vaj avokado dhe vitaminë E, të cilët kontribuojnë në kujdesin dhe mbrojtjen e lëkurës gjatë ekspozimit në diell. Produkti është testuar nën kontroll pediatrik dhe dermatologjik dhe është i përshtatshëm për foshnjat, fëmijët dhe të rriturit.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Filtrat mbrojtës UV-> Janë përzgjedhur për tolerancën e tyre të lartë dhe sigurojnë mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezatimit UVA dhe UVB.
  • Avocado Perseose–> Përbërës aktiv i patentuar me origjinë nga avokado, që ndihmon në mbrojtjen dhe forcimin e barrierës së lëkurës, si dhe në ruajtjen e burimeve qelizore të saj.
  • Vaj avokado -> Ndihmon në rikthimin dhe mbrojtjen e shtresës hidrolipidike të lëkurës dhe, së bashku me vitaminën E, kontribuon në mbrojtjen e saj gjatë ekspozimit në diell.
  • Vitaminë E -> Ka veti antioksiduese dhe kontribuon në mbrojtjen e qelizave të lëkurës ndaj stresit oksidativ të shkaktuar nga faktorët mjedisorë, përfshirë ekspozimin në diell. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ofron mbrojtje shumë të lartë SPF 50+ ndaj rrezatimit UVA dhe UVB.
  2. Formula ka rezistencë të lartë ndaj ujit, djersës dhe fërkimit ndihmon në ruajtjen e mbrojtjes gjatë aktiviteteve në natyrë.
  3. Locioni ka një teksturë të lehtë, e cila përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme ose ngjitëse në lëkurë.
  4. Është i përshtatshëm për përdorim nga e gjithë familja, përfshirë lëkurën me prirje atopike dhe gjatë shtatzënisë.
  5. Mund të përdoret në fytyrë dhe trup.
  6. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm për mbrojtjen e fytyrës dhe trupit, nga e gjithë familja, përfshirë edhe të porsalindurit.

Mustela Very High Protection Sun Lotion SPF 50+ është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm për mbrojtjen e fytyrës dhe trupit, nga e gjithë familja, përfshirë edhe të porsalindurit.

Aplikoni locionin në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe trupit, 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.

Riaplikojeni në lëkurë të thatë çdo 2 orë, si dhe pas çdo larje, noti ose djersitje.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 100 ml.

Ingredients: Aqua (Water), Coco-Caprylate/Caprate, Caprylic/Capric Triglyceride, Dicaprylyl Carbonate, Glycerin, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Lauryl Glucoside, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Ethylhexyl Triazone, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Titanium Dioxide, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Pentylene Glycol, Potassium Cetyl Phosphate, Stearalkonium Hectorite, Tocopherol, Glyceryl Caprylate, Sodium Hydroxide, Dehydroacetic Acid, Alumina, Xanthan Gum, Jojoba Esters, Propylene Carbonate, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract.

↑
Back to Top