Trace Minerals

Trace Minerals NAC Watermelon Canister, 75g

Suplement ushqimor me shije shalqiri, i cili përmban 600 mg N-Acetyl L-Cysteine (NAC) për çdo dozë dhe përdoret për të përmirësuar mbrojtjen antioksidante të organizmit, shëndetin e sistemit respirator dhe proceset natyrale të detoksifikimit qelizor.
In stock
SKU
13914
Special Price 3 568 Lekë Regular Price 4 460 Lekë
-20%

Trace Minerals NAC Watermelon Canister është një suplement ushqimor me bazë N-Acetyl L-Cysteine (NAC), forma suplementare e aminoacidit cisteinë, i cili vepron si pararendës i glutationit – një antioksidant thelbësor i prodhuar nga organizmi që luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen qelizore dhe ruajtjen e ekuilibrit oksidativ.

Ky suplement është formuluar për të përmirësuar funksionin normal të sistemit imunitar dhe atij respirator, si dhe për të ndihmuar proceset natyrore të detoksifikimit në organizëm. Për më tepër, NAC kontribuon në mbështetjen e mbrojtjes antioksidante duke ndihmuar trupin në neutralizimin e radikaleve të lira.

Suplementi vjen në formë pluhuri me tretshmëri të lehtë dhe me shije të këndshme shalqiri, duke e bërë më të thjeshtë dhe të këndshëm përdorimin e përditshëm.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • N-Acetyl L-Cysteine-> Ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar, përkrah shëndetin e sistemit respirator, nxit prodhimin e glutationit dhe kontribuon në proceset natyrore të detoksifikimit të organizmit. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kotribuon në funksionin normal të sistemit imunitar. 
  2. Kontribuon në ruajtjen e shëndetit të sistemit respirator. 
  3. Nxit prodhimin e glutationit. 
  4. Kontribuon në proceset e detoksifikimit natyror të organizmit. 
  5. Ndihmon mbrojtjen antioksidante të qelizave. 
  6. Suplementi vjen në formë pluhuri me tretshmëri të lehtë dhe me shije të këndshme shalqiri për përdorim më të lehtë ditor.

Suplementi Trace Minerals NAC Watermelon Canister është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të përzieni një masë prej 2.5 g me 120–240 ml ujë dhe konsumojeni një herë në ditë.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet pas ushqimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Pluhur, 75 g.

Nutrients Amount per Serving % Daily Value

Calories 

 

Total Carbohydrate 

1 g  <1%

N-Acetyl L-Cysteine 

600 mg  *

Formula përmban përbërës të tjerë si : Ksilitol, shije natyrale shalqini, glikozidet e steviolit & shije natyrale, lëng frutash (për ngjyrë), dioksid silikoni, gumë guar, gumë akacie.

Nuk ka alergjenë të njohur.

Back to Top