Natural Factors Berberine LipoMicel Matrix 500mg x 60 Softgels
Natural Factors Berberine LipoMicel Matrix 500 mg është një suplement ushqimor me berberinë, i formuluar me teknologjinë inovative LipoMicel, e cila krijon një matricë micelare të lëngshme për të ndihmuar në përthithjen më efikase të berberinës. Çdo kapsulë e butë xhelatinoze siguron 500 mg Berberine LipoMicel Matrix, duke ofruar mbështetje për ruajtjen e niveleve normale të sheqerit në gjak, kolesterolit dhe ndjeshmërisë së shëndetshme ndaj insulinës, si pjesë e një stili jetese të ekuilibruar.
Teknologjia LipoMicel shpërndan berberinën në mikro-pika shumë të vogla, duke krijuar një sistem të avancuar shpërndarje dhe sipas të dhënave paraprake të kërkimit të deklaruara nga prodhuesi, kjo formulë ofron përthithje më të lartë krahasuar me berberinën standarde.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Berberine LipoMicel Matrix –> Formulë e krijuar për të ndihmuar në përthithjen e berberinës dhe për të ndihmuar në ruajtjen e niveleve normale të sheqerit në gjak, kolesterolit dhe ndjeshmërisë ndaj insulinës.
- Berberinë HCl (Berberis vulgaris, rizomë) –> Alkaloid me origjinë bimore që përdoret për përmirësimin e metabolizmit normal të glukozës dhe lipideve.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Përmirëson ekuilibrin metabolik, duke kontribuar në kujdesin e përditshëm ndaj metabolizmit.
- Ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të sheqerit në gjak, kur këto janë tashmë brenda kufijve normalë.
- Kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit, si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm.
- Formulë e avancuar me teknologjinë LipoMicel, e krijuar për të përmirësuar përthithjen e berberinës.
- Suplementi ofron 500 mg Berberine LipoMicel Matrix për një kapsulë xhelatinoze, duke ofruar një dozë të përqendruar në një formë të lehtë për përdorim të përditshëm.
Natural Factors Berberine LipoMicel Matrix 500 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë xhelatinoze 1 deri në 2 herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 kapsulë | % VNR |
|
Kalori |
5 g | |
|
Yndyrna totale |
0.5 g | <1% |
|
Yndyrna të ngopura |
0.5 g | 3% |
|
Berberine LipoMicel Matrix |
500 mg | - |
|
└ Berberinë HCl (Berberis vulgaris) (rizomë) |
450 mg | - |
Përbërës të tjerë: Softgel (xhelatinë, glicerinë, ujë i pastruar, pluhur karobi), trigliceride me zinxhir të mesëm (MCT) nga kokosi, ekstrakt bergamoti, MSM (metilsulfonilmetan), ksilitol, ekstrakt i gjetheve të Stevia rebaudiana, lecitinë fosfatidilkoline (nga luledielli).