Natural Factors Complete B 100mg Time Released x 60 Tablets
Tabletat e suplementit Natural Factors Complete B 100 mg me çlirim të kontrolluar janë të formuluar për të liruar përbërësit e tyre gradualisht gjatë një periudhe prej tetë orësh, për përthithje maksimale nga organizmi.
Vitaminat e grupit B veprojnë së bashku në metabolizimin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave, duke ndihmuar në prodhimin e energjisë për trupin. Meqenëse vitaminat B janë të tretshme në ujë dhe nuk ruhen në organizëm, ato duhet të merren rregullisht çdo ditë për të ruajtur nivelet optimale.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamin B1 (Thiamine)-> Ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji dhe mbështet funksionimin normal të sistemit nervor.
- Vitamin B2 (Riboflavin)-> Kontribuon në prodhimin e energjisë dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe syve.
- Vitamin B3 (Niacinamide)-> Mbështet metabolizmin energjetik dhe funksionimin normal të sistemit nervor dhe lëkurës.
- Vitamin B5 (Acid Pantotenik)-> E rëndësishme për prodhimin e energjisë dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes.
- Vitamin B6 (Pyridoxine)-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe në formimin e neurotransmetuesve.
- Vitamin B7 (Biotin)-> Mbështet shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve, si dhe metabolizmin e makronutrientëve.
- Vitamin B9 (Acid folik / Folate)-> I rëndësishëm për formimin e qelizave të reja dhe funksionimin normal të gjakut.
- Vitamin B12 (Cyanocobalamin)-> Ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe mbështet sistemin nervor.
- Kolina-> Kontribuon në funksionimin normal të trurit dhe metabolizmin e yndyrnave në organizëm.
- Inositol-> Mbështet funksionin qelizor dhe shëndetin e sistemit nervor.
- PABA (Para-aminobenzoic Acid)-> Lidhur me metabolizmin qelizor dhe mbështetjen e proceseve biologjike në organizëm.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet prodhimin normal të energjisë gjatë gjithë ditës.
- Ndihmon në funksionimin normal të sistemit nervor.
- Kontribuon në metabolizimin e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave.
- Formulë me çlirim të kontrolluar për përthithje graduale gjatë 8 orëve.
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
Suplementi Natural Factors Complete B 100 mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Nëse jeni gjatë periudhës së shtatzënise ose nëse po ushqeni fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Ingredients | Amount per Serving |
| Vitamin B1 (thiamine hydrochloride) | 100 mg |
| Vitamin B2 (riboflavin) | 100 mg |
| Niacinamide | 100 mg |
| Vitamin B6 (pyridoxine hydrochloride) | 100 mg |
| Pantothenic acid (calcium d-pantothenate) | 100 mg |
| Para-aminobenzoic acid (PABA) | 100 mg |
| Folic acid (folate) | 400 mgc |
| Biotin | 300 mcg |
| Lipotropic factors: | |
| Choline (bitartrate) | 210 mg |
| Inositol | 100 mg |
Other Ingredients; Dibasic Calcium Phosphate Dihydrate, Microcrystalline Cellulose, Carbohydrate Gum [Cellulose], Coating (Carbohydrate Gum [Cellulose], Glycerin), Vegetable Grade Magnesium Stearate (Lubricant).