SUPLEMENTE DHE USHQIME

Natural Factors Extra Strength RxOmega-3 600 mg EPA/DHA x 60 Caps

Suplement ushqimor vaj peshku, i formuluar në mënyrë të tillë që të ofrojë një përqendrim të lartë të acideve yndyrore omega-3 për të mbështetur shëndetin kardiovaskular, funksionin e trurit dhe shëndetin e nyjeve.
In stock
SKU
natural6
Special Price 1 920 Lekë Regular Price 2 400 Lekë
-20%

Suplementi Natural Factors RxOmega-3 Extra Strength është një vaj peshku i cilësisë të lartë, i cili ofron një përqendrim të lartë të acideve yndyrore omega-3 me zinxhir të gjatë, eikosapentaenoik (EPA) dhe dokosaheksaenoik (DHA).

EPA dhe DHA konsiderohen thelbësore sepse trupi nuk i prodhon në sasi të mjaftueshme dhe ato duhet të merret përmes dietës për rritje, zhvillim dhe mirëmbajtje të shëndetit të mirë.

Ky suplement me një përzierje vaj peshku me fuqi të shtuar përmban 400 mg EPA (Acid Eikosapentaenoik) dhe 200 mg DHA (Acid Dokosaheksaenoik) për çdo kapsulë të butë në një raport optimal 2:1.

Suplementi ofron mbështetje optimale për shëndetin kardiovaskular dhe kognitiv, si dhe për uljen e triglicerideve në gjak. DHA është veçanërisht e përqendruar në zona të trurit përgjegjëse për të përmirësuar kujtesën dhe ekuilibrin e humorit, ndërsa EPA ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të artritit reumatoid së bashku me terapinë konvencionale.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet funksionin e zemrës dhe elasticitetin e enëve të gjakut. 
  2. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe energjinë gjatë aktivitetit të përditshëm. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e shëndetit mendor dhe balancimin e humorit. 
  4. Përmirëson kujtesën, përqendrimin dhe performancën njohëse. 
  5. Mbështet nyjet dhe indet lidhëse, duke reduktuar shqetësimet e inflamacionit. 
  6. Siguron furnizim të vazhdueshëm me acide yndyrore thelbësore që trupi nuk i prodhon vetë. 
  7. Suplementi ka një përbërje të pastër, është i lehtë në përdorim dhe me shije natyrale të pranueshme.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Suplementi përdoret për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular, shëndetin e trurit dhe për reduktimin e dhimbjeve të artritit rheumatoid.

Në varësi të nevojës për të cilën suplementi përdoret, jepen udhëzimet e mëposhtme:

  1. Për shëndetin kardiovaskular: Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë 2– deri në 3 herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit. 
  2. Për shëndetin mendor: Rekomandohet të merrni 1 kapsulë të butë 2 herë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit. 
  3. Për reduktimin e dhimbjeve të artritit reumatoid: Rekomandohet të merrni 5 kapsula të buta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit. 

Këshillohet konsultimi me mjekun përpara përdorimit të suplementit nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji.

Të mbahet larg fëmijëve.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

60 Kapsula Xhelatinoze
Përbërësit Vlerat mesatare për 1 kapsulë

Fish oil concentrate (molecularly distilled, ultra purified) (anchovy, sardine, and/or mackerel)

1170 mg

Omega-3 fatty acids

630 mg

Eicosapentaenoic acid (EPA)

400 mg

Docosahexaenoic acid (DHA)

200 mg

Suplementi përmban edhe lëndë të tjera si: Kapsula e butë Enteripure (gjelatinë, glicerinë, ujë të pastër, pektinë), vitaminë E natyrale.

Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservantë ose ëmbëlsues.

Suplementi gjithashtu nuk përmban qumësht, sheqer, grurë, gluten, maja, misër, vezë, fruta deti, kripë, arra të thata ose organizma të modifikuar gjenetikisht (GMO).

 

Back to Top