Vitamina dhe Suplemente

Natural Factors GABA 100mg x 90 Capsules

Suplement ushqimor me acid gama-aminobutirik (GABA) dhe me veprim të shpejtë, i formuluar për të ndihmuar në qetësimin e sistemit nervor, reduktimin e stresit dhe përmirësimin e përqendrimit pa shkaktuar përgjumje.
In stock
SKU
Natural24
Special Price 2 000 Lekë Regular Price 2 500 Lekë
-20%

Natural Factors Stress-Relax 100% Natural GABA 100 mg është një suplement ushqimor me GABA (acid gama-aminobutirik), një neurotransmetues natyral që luan rol në rregullimin e aktivitetit të sistemit nervor. Formula përmban PharmaGABA, një formë GABA e prodhuar nëpërmjet fermentimit natyral dhe e studiuar klinikisht për efektet e saj në relaksim.

GABA vepron si neurotransmetues frenues në sistemin nervor, duke ndihmuar në uljen e aktivitetit nervor dhe duke kontribuar në një ndjenjë më të madhe qetësie dhe relaksi. Suplementi është formuluar për të ndihmuar në relaksimin gjatë periudhave të stresit të herëpashershëm, pa synuar të shkaktojë përgjumje, dhe mund të jetë i përshtatshëm për personat që kërkojnë të ruajnë qetësinë dhe përqendrimin gjatë ditës.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • GABA (acid gama-aminobutirik) –> Është një neurotransmetues frenues natyral i sistemit nervor që ndihmon në nxitjen e relaksimit dhe qetësisë gjatë periudhave të stresit të herëpashershëm.
  • PharmaGABA-> Është një formë GABA me origjinë natyrale, e prodhuar nëpërmjet fermentimit dhe e studiuar për efektin e saj në relaksim. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Ndihmon në krijimin e një ndjenje qetësie gjatë periudhave të stresit të herëpashershëm.
  2. Mund të ndihmojë në relaksimin mendor pa synuar të shkaktojë përgjumje. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e përqendrimit, veçanërisht gjatë ditëve me ngarkesë mendore. 
  4. Kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të aktivitetit të sistemit nervor. 
  5. Formulë me veprim të shpejtë, e përshtatshme për përdorim kur nevojitet relaksim i përkohshëm.

Natural Factors GABA 100 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1–2 kapsula, deri në tri herë në ditë, nësë është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula.
Përbërës Vlerat ushqyese për 1 kapsulë

PharmaGABA 80 – acid gama-aminobutirik (GABA)

100 mg

PharmaGABA 80 Complex

125 mg

 

Përbërës të tjerë: Kapsulë vegjetariane (çamçakëz karbohidrat [celulozë], ujë i purifikuar), pluhur orizi, stearat magnezi me origjinë bimore (lubrifikant), dioksid silici.

Back to Top