Vitamina dhe Suplemente

Natural Factors Iron 35mg with Vitamin B12&Folic Acid x 90 Tablets

Suplement ushqimor i formuluar për të ndihmuar në parandalimin e anemisë nga mungesa e hekurit, për të kontribuar në prodhimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, transportin e oksigjenit dhe prodhimin e energjisë.
In stock
SKU
Natural25
Special Price 1 920 Lekë Regular Price 2 400 Lekë
-20%

Natural Factors Iron Factors 35 mg me Vitaminë B12 dhe Acid Folik është një suplement ushqimor me përbërës të kombinuar, i formuluar për të plotësuar nevojat e organizmit për hekur, vitaminë B12 dhe acid folik, lëndë ushqyese të rëndësishme për formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe metabolizmin e energjisë.

Natural Factors Iron Factors 35 mg me Vitaminë B12 dhe Acid Folik ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe në funksionimin normal të tyre, si dhe kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin e sistemit imunitar. Formula mund të jetë veçanërisht e dobishme për plotësimin e nevojave për hekur, duke ndihmuar në parandalimin e mungesës së hekurit dhe lodhjes së lidhur me të. Gjithashtu, hekuri kontribuon në transportin normal të oksigjenit në organizëm dhe është i rëndësishëm për funksionimin normal të organizmit gjatë shtatzënisë, kur nevojat për hekur rriten.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Hekur (fumarat hekuri) –> Kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, si dhe në transportin normal të oksigjenit në organizëm.
  • Vitaminë C (acid askorbik) –> Rrit përthithjen e hekurit dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në metabolizmin normal të energjisë. 
  • Mangan (glukonat mangani) –> Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë dhe në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. 
  • Acid folik (folat) –> Kontribuon në formimin normal të gjakut dhe në sintezën normale të ADN-së, si dhe në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore. 
  • Vitaminë B12 (cianokobalaminë) –> Kontribuon në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, metabolizmin normal të energjisë dhe funksionimin normal të sistemit nervor. 

Avanatzhet e përdorimi të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e niveleve të energjisë, veçanërisht kur marrja e hekurit është e pamjaftueshme.
  2. Kontribuon në furnizimin normal të organizmit me oksigjen, përmes rolit të hekurit në hemoglobinë. 
  3. Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe këputjes të lidhura me mungesën e hekurit. 
  4. Kombinon hekurin me vitaminën C, B12 dhe acidin folik, duke ofruar një formulë të plotë për formimin normal të gjakut. 
  5. Suplementi vjen në formë tablete, e cila e bën të lehtë dhe praktik përdorimin e përditshëm.

Natural Factors Iron Factors 35 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Tableta.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 tabletë

Vitaminë C (acid askorbik)

50 mg

Hekur (fumarat hekuri)

35 mg

Mangan (glukonat mangani)

2 mg

Folat (acid folik)

0,1 mg (100 µg)

Vitaminë B12 (cianokobalaminë)

10 µg

 

Përbërës të tjerë: Celulozë, dekstrozë, kroskarmelozë natriumi, stearat magnezi me origjinë bimore (lubrifikant).

Back to Top