Natural Factors LipoMicel Fish Oil 500mg x 60 Softgels
Natural Factors LipoMicel Matrix Omega-3 EPA/DHA 500 mg është një suplement ushqimor që siguron acide yndyrore omega-3 nga vaji i peshkut, duke përfshirë EPA dhe DHA, të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit kardiovaskular, funksionit të trurit dhe shëndetit njohës.
Formula përdor teknologjinë LipoMicel, e cila krijon një matricë micelare të lëngshme dhe e shpërndan vajin e peshkut në mikro-pika, me qëllim përmirësimin e përthithjes së acideve yndyrore omega-3. Kjo e bën suplementin një alternativë praktike për personat që nuk konsumojnë rregullisht peshk të yndyrshëm.
Çdo kapsulë e butë përmban 585 mg vaj peshku, duke siguruar 200 mg EPA dhe 133,4 mg DHA. Kapsula është e lehtë për t’u gëlltitur dhe ofron një mënyrë të përshtatshme për të plotësuar marrjen e përditshme të omega-3 si pjesë e një stili jetese dhe ushqyerjeje të shëndetshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vaji i peshkut-> Është burim natyral i acideve yndyrore omega-3 dhe siguron EPA dhe DHA, të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
- EPA (Acidi eikosapentaenoik)-> Është një acid yndyror omega-3 që kontribuon në ruajtjen e funksionimit normal të sistemit kardiovaskular.
- DHA (Acidi dokozaheksaenoik)-> Është një acid yndyror omega-3 që luan një rol të rëndësishëm në funksionimin normal të trurit dhe në ruajtjen e shikimit.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ofron një mënyrë praktike për të plotësuar marrjen e omega-3, veçanërisht për personat që nuk konsumojnë rregullisht peshk të yndyrshëm.
- Formula me përthithje të përmirësuar ndihmon në shfrytëzimin më të mirë të EPA dhe DHA nga organizmi.
- Kontribuon në kujdesin e përditshëm për zemrën dhe trurin, si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm.
- Siguron EPA dhe DHA në një kapsulë të vetme, duke e bërë përdorimin të thjeshtë dhe praktik.
- Kapsula e butë me shije cokollate është e lehtë për t’u gëlltitur, duke e bërë suplementin të përshtatshëm për përdorim të përditshëm.
Natural Factors LipoMicel Fish Oil 500 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 kapsula të buta xhelatinoze në ditë, nëse është e mundur pas vakteve kryesore të ushqimit. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 kapsulë të butë xhelatinoze |
|
Vaj peshku (nga açuge, sardele, harengë dhe/ose skumbri) |
585 mg |
|
└ EPA (acid eikosapentaenoik) |
200 mg |
|
└ DHA (acid dokosaheksaenoik) |
133 mg |