Natural Factors Saw Palmetto Extract 500mg x 90 Capsules
Natural Factors Saw Palmetto Extract 500 mg është një suplement bimor me ekstrakt të frutit të Serenoa repens (Saw Palmetto), i përdorur në mjekësinë bimore për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave urinare të lidhura me hiperplazinë beninje të prostatës (BPH) të lehtë deri të moderuar.
Formula përmban 500 mg ekstrakt Saw Palmetto 4:1 për kapsulë, të standardizuar me të paktën 25% acide yndyrore, përbërësit bioaktivë kryesorë të kësaj bime.
Saw Palmetto ndihmon në lehtësimin e shqetësimeve të zakonshme urinare që mund të shoqërojnë zmadhimin e prostatës, si rrjedhja e dobët e urinës, ndjesia e zbrazjes jo të plotë të fshikëzës dhe nevoja e shpeshtë për të urinuar gjatë ditës ose natës. Kjo e bën formulën një zgjedhje të përshtatshme për meshkujt që kërkojnë kujdes bimor për shëndetin e prostatës dhe funksionin normal urinar.
Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:
- Ekstrakt i Saw Palmetto (Serenoa repens) –> Përdoret në mjekësinë bimore për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave urinare të lidhura me hiperplazinë beninje të prostatës (BPH) të lehtë deri të moderuar.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të prostatës.
- Ndihmon në përmirësimin e rrjedhjes së urinës te meshkujt me simptoma urinare të lidhura me zmadhimin e prostatës.
- Ndihmon në reduktimin e ndjesisë së zbrazjes jo të plotë të fshikëzës.
- Ndihmon në uljen e nevojës së shpeshtë për të urinuar, gjatë ditës dhe natës.
- Ekstrakti 4:1 me minimum 25% acide yndyrore siguron një përqendrim të lartë të përbërësve bioaktivë të Saw Palmetto.
- Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin e përditshëm.
Natural Factors Saw Palmetto Extract 500 mg është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga meshkujt në moshë të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë tri herë në ditë, nëse është e mundur pas vakteve ushqimore kryesore të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
| Përbërësit | Vlerat ushqyese për 1 kapsulë |
|
Ekstrakt Saw Palmetto 4:1 (Serenoa repens) – frut, me 25% acide yndyrore |
500 mg |
Përbërës të tjerë: Kapsulë xhelatine (xhelatinë, ujë i purifikuar), stearat magnezi me origjinë bimore (lubrifikant) dhe silicë.