SUPLEMENTE DHE USHQIME

Natural Factors SunVitamin-D3 2500 IU X 100 Tablets

Suplement ushqimor i dizajnuar për të mbështetur nivelet optimale të vitaminës D, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit të kockave, funksionin normal të sistemit imunitar dhe mirëqenien e përgjithshme.
In stock
SKU
natural9
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë

Suplementi Natural Factors SunVitamin-D3 2500 IU ka një formulë të pasur.

Vitamina D3 luan një rol të dyfishtë si vitaminë dhe hormon, duke stimuluar trupin të përthithë kalcium. Vitamina D3, kalciumi dhe fosfori janë të nevojshme për të mbajtur dhe siguruar fortësinë e kockave.

Vitamina D është “vitamina e diellit,” e cila prodhohet nga trupi kur lëkura ekspozohet ndaj dritës ultraviolet. Ajo është thelbësore për funksionin imunitar, përthithjen e kalciumit, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të fortë, si dhe për shëndetin e përgjithshëm.

Shumë individë nuk kanë sasi të mjaftueshme të vitaminës D, dhe suplementimi me vitaminë D rekomandohet gjerësisht gjatë gjithë jetës.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në parandalimin e mungesës së vitaminës D. 
  2. Ndihmon në reduktimin e rrezikut të osteoporozës kur kombinohet me kalcium të mjaftueshëm, dietë të shëndetshme dhe ushtrime të rregullta. 
  3. Ndihmon në zhvillimin dhe mirëmbajtjen normale të kockave dhe dhëmbëve. 
  4. Mbështet funksionin e shëndetshëm të sistemit imunitar.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 tabletë në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.

Këshillohet konsultimi me mjekun përpara përdorimit të suplementit nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji.

Të mbahet larg fëmijëve.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

100 Tableta
Përbërës Vlerat mesatare për 1 tabletë

Vitamin D3 (cholecalciferol)

2500 IU (62.5 mcg)

Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si: Celulozë mikrokristaline, dibasic calcium phosphate dihydrate, croscarmellose sodium, acid stearik, magnesium stearate (cilësi bimore) dhe silic.

Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservantë, ëmbëlsues.

Suplementi gjithashtu nuk përmban qumësht, sheqer, grurë, gluten, maja, sojë, vezë, peshk, fruta deti, kripë, arra të thata ose organizma të modifikuar gjenetikisht (GMO).

Ky suplement është i përshtatshëm edhe për vegjetarianët.

Back to Top