Vitamina dhe Suplemente

Natural Factors SunVitamin D3 Drops 2500 IU, 15ml

Suplement i lëngshëm me dozë të lartë të vitaminës D3, i cili kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar, përthithjen normale të kalciumit dhe fosforit, si edhe në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe dhëmbëve.
In stock
SKU
Natural32
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë
-20%

Natural Factors SunVitamin D3 Drops 2500 IU është një suplement ushqimor në formë të lëngshme, me vitaminë D3 (kolekalciferol), që siguron 2500 IU (62,5 μg) vitaminë D3 në çdo pikë. Formula është krijuar për të ndihmuar në plotësimin e nevojave ditore për vitaminë D dhe kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar, si dhe në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë.

Vitamina D3 luan një rol të rëndësishëm në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit, duke kontribuar në mirëmbajtjen e strukturës dhe funksionit normal të kockave dhe dhëmbëve. Ajo gjithashtu kontribuon në funksionimin normal të muskujve dhe në procesin e ndarjes së qelizave. Suplementimi me vitaminë D mund të jetë veçanërisht i dobishëm për personat që marrin sasi të pamjaftueshme të vitaminës D nga ushqimi ose që kanë ekspozim të kufizuar ndaj diellit.

Forma e lëngshme në pika e bën produktin praktik dhe të lehtë për t’u përdorur, ndërsa vitamina D3 është e tretshme në yndyrë dhe formula përmban vaj MCT nga kokosi dhe vaj organik të farave të lirit, të cilët ofrojnë një bazë vajore të përshtatshme për vitaminën D3. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në funksionimin normal të muskujve.
  2. Ndihmon në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit nga organizmi. 
  3. Kontribuon në ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve normalë. 
  4. Siguron një dozë të përqendruar prej 2500 IU vitaminë D3 në çdo pikë, duke mundësuar plotësimin praktik të vitaminës D. 
  5. Forma e lëngshme në pika është e përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe e lehtë për t’u administruar.

Suplementi Natural Factors SunVitamin D3 Drops 2500 IU është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 pikë (0,03 ml) në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Suplementi mund të merret vetëm, por mund të merret edhe duke e përzierë në lëngje të ftohta në varësi të preferencës suaj, të tilla si; qumësht, lëng frutash, ujë etj.

Të tundet mirë përpara përdorimit.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Flakon me pikatore, 15 ml.
Përbërësit Vlerat ushqyese për një dozë ditore

Vitamina D3 (kolekalciferol)

2500 IU (62,5 μg)

 

Përbërës të tjerë; Trigliceride me zinxhir të mesëm (MCT) nga bërthama e palmës, të certifikuara RSPO, vaj i farave të lirit dhe vitaminë E natyrale.

Back to Top