Vitamina dhe Suplemente

Natural Factors Ultimate Probiotic 100 Billion x 30 Capsules

Suplement probiotik me 100 miliardë kultura të gjalla për kapsulë, i formuluar për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës së zorrëve dhe funksionimit normal të sistemit tretës.
In stock
SKU
Natural29
Special Price 4 400 Lekë Regular Price 5 500 Lekë
-20%

Natural Factors Ultimate Probiotic Critical Care 100 Billion është një suplement probiotik me përqendrim të lartë, që përmban 100 miliardë kultura të gjalla probiotike për kapsulë, të kombinuara në një formulë me 9 shtame probiotike rezistente ndaj acidit të stomakut.

Formula është krijuar për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit të mikroflorës së zorrëve, funksionimin normal të sistemit tretës dhe shëndetin e sistemit imunitar. Probiotikët ndihmojnë në ruajtjen e një flore të shëndetshme intestinale, e cila kontribuon gjithashtu në krijimin e një mjedisi të favorshëm për përthithjen normale të lëndëve ushqyese.

Falë shtameve të përzgjedhura për rezistencë natyrale ndaj acidit të stomakut, kultura të gjalla mund të arrijnë në zorrë në mënyrë më të qëndrueshme. Formula përmban gjithashtu fibra prebiotike, të cilat shërbejnë si ushqim për bakteret e dobishme të zorrëve.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Lactobacillus-> Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të mikroflorës së zorrëve dhe funksionimit normal të sistemit tretës.
  • Bifidobacterium-> Kontribuon në ruajtjen e një mikrobiote të shëndetshme intestinale dhe të funksionimit normal të traktit tretës. 
  • 100 miliardë kultura të gjalla probiotike (CFU)-> Sigurojnë një përqendrim të lartë të mikroorganizmave të dobishëm për kujdesin e mikrobiotës së zorrëve. 
  • Fibra prebiotike-> Shërben si burim ushqyes për bakteret e dobishme të zorrëve dhe ndihmon në ruajtjen e një mjedisi të favorshëm intestinal. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë: 

  1. Përqendrim i lartë probiotik, me 100 miliardë kultura të gjalla për kapsulë.
  2. 9 shtame të ndryshme probiotike, për një formulë më të larmishme për mikrobiotën intestinale. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të florës së zorrëve, veçanërisht gjatë periudhave kur ky ekuilibër mund të ndikohet.
  4. Ndihmon në funksionimin normal të sistemit tretës dhe imunitar, duke kontribuar në mirëqenien e përgjithshme. 
  5. Suplementi vjen në formë kapsule, e cila e bën më të lehtë dhe praktik përdorimin

Natural Factors Ultimate Probiotic Critical Care 100 Billion është i përshtatshëm për përdorim vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Këshillohet konsultimi me mjekun ose farmacistin përpara përdorimit të këtij suplementi nëse jeni shtatzënë, nëse ushqeni me gji ose nëse jeni në një trajtim me medikamente.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

30 Kapsula.
Përbërësit Vlerat ushqyese për 1 kapsulë

Lactobacillus plantarum (HA-119)

38 miliardë CFU

Lactobacillus paracasei (HA-196)

23 miliardë CFU

Bifidobacterium breve (HA-129)

15.25 miliardë CFU

Lactobacillus acidophilus (HA-122)

10 miliardë CFU

Bifidobacterium longum (HA-135)

10 miliardë CFU

Lactobacillus rhamnosus (HA-111)

2 miliardë CFU

Bifidobacterium lactis (HA-194)

1 miliard CFU

Bifidobacterium bifidum (HA-132)

0.5 miliardë CFU

Bifidobacterium infantis (HA-116)

0.25 miliardë CFU

Totali i kulturave aktive

100 miliardë CFU

CFU (Njësi Formuese Kolonish): Njësia që përdoret për të treguar numrin e mikroorganizmave të gjallë dhe të aftë për t'u shumuar.

 

Përbërës të tjerë: Kapsulë vegjetariane (celulozë, ujë i purifikuar), niseshte patateje, stearat magnezi (me origjinë bimore) dhe acid askorbik (vitaminë C).

 
 
 

 

Back to Top