SUPLEMENTE DHE USHQIME

Natural Factors Vitamin D3 2000 IU LipoMicel Matrix X 90 Caps

Suplement ushqimor, i cili ofron mbështetje të avancuar për të mbështetur shëndetin e kockave, funksionin imunitar dhe vitalitetin e përgjithshëm.
In stock
SKU
natural1
Special Price 1 600 Lekë Regular Price 2 000 Lekë

Vitamina D luan një rol kyç në forcimin e kockave dhe dhëmbëve, si dhe në mbështetjen e funksionit imunitar. Megjithatë, natyra e saj e tretshme në yndyrë paraqet vështirësi për tretjen e saj në mjedisin ujor të zorrëve, dhe substanca të tilla si kolesteroli mund të pengojnë gjithashtu përthithjen e saj.

Suplementi Natural Factors Vitamin D3 LipoMicel përmban një formë të avancuar të vitaminës D3 me përthithje të përmirësuar krahasuar me format standarde. Kur kombinohet me sasi të mjaftueshme kalciumi marrja e vitaminës D mund të ulë rrezikun e osteoporozës tek personat me mungesë të saj. 

Duke përdorur teknologjinë LipoMicel, vitamina D përzihet me vajin e farave të lirit dhe trigliceride me zinxhir të mesëm (MCT) për të përmirësuar përthithjen dhe për të maksimizuar përfitimet. 

Suplementi përmban formën natyrale të kolekalciferolit (D3), çdo kapsulë e butë është e lehtë për t’u marrë dhe siguron një dozë prej 2000 IU vitaminë D3 për mirëmbajtjen e niveleve adekuate. 

Kjo formulë është veçanërisht e dobishme për të rriturit me rrezik më të lartë të mungesës së vitaminës D, përfshirë të moshuarit, individët me ekspozim të kufizuar ndaj diellit dhe ata që nuk konsumojnë ushqime të fortifikuara me vitaminë D.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Forcon kockat dhe dhëmbët duke ndihmuar në parandalimin e dobësimit të tyre. 
  2. Mbështet funksionin e sistemit imunitar për mbrojtje më të mirë ndaj infeksioneve. 
  3. Ruan shëndetin e nervave dhe muskujve për energji dhe performancë të qëndrueshme. 
  4. Teknologjia LipoMicel rrit absorbimin e vitaminës D3 për rezultate më efektive. 
  5. Ofron një dozë të lehtë për t’u marrë dhe të saktë të vitaminës D3 për mirëmbajtje të niveleve optimale. 
  6. I përshtatshëm për të rriturit me rrezik më të lartë të mungesës së vitaminës D, si të moshuarit dhe ata me ekspozim të kufizuar ndaj diellit. 
  7. Pa GMO dhe i bazuar në forma natyrale të vitaminës D3.

Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë xhelatinoze në ditë, nësë është e mundur pas një vakti ushqimor.

Këshillohet konsultimi me mjekun përpara përdorimit të suplementit nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji.

Të mbahet larg fëmijëve.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

90 Kapsula Xhelatinoze
Përbërës Vlerat mesatare për 1 kapsulë Përqindja e vlerës ditore 

Vitamin D3 LipoMicel Matrix (as cholecalciferol)

50 mcg (2,000 IU)

250%

Suplementi përmban edhe lëndë të tjera si : Trigliceride me zinxhir të mesëm, pluhur kakao alkalizuar, ksilitol, MSM, vaj farë liri.

Kapsulë e butë (gjelatinë, glicerinë, ujë të pastër).

Suplementi gjithashtu përmban edhe sulfite që ndodhen natyrshëm.

Back to Top