Natural Factors Vitamin D3 25mcg (1,000 IU) x 90 Tablets
Suplementi Natural Factors Vitamin D3 25 mcg (1,000 IU) ka një formulë të pasur.
Vitamina D3 është thelbësore për të siguruar dhe përmirësuar fortësinë e kockave dhe dhembëve, pasi rrit përthithjen e kalciumit dhe fosforit nga dieta ushqimore. Ajo gjithashtu ndihmon në rregullimin e sistemit imunitar dhe mban nervat dhe muskujt në gjendje të shëndetshme.
Ky suplement është miqësor për vegjetarianët, pa GMO dhe është testuar në laborator për pastërti dhe fuqi, duke siguruar standarde të larta cilësie.
Pse të zgjidhni kapsulat e buta Natural Factors Vitamin D3 1000 IU?
- Së pari, tabletat e këtij suplementi përmbajnë vitaminë D3, e cila është më e efektshme për të rritur nivelet e 25(OH)D (25-hidroksivitamina-D, e cila është forma kryesore e vitaminës D) sesa vitamina D2 dhe qëndron më gjatë në trup.
- Së dyti, vitamina D3 është e kombinuar me vaj organik të farës së lirit. Për shkak se vitamina D është e tretshme në yndyrë, ajo përthithet më mirë në praninë e yndyrës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet shëndetin e kockave dhe dhëmbëve duke ndihmuar në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit në organizëm.
- Kontribuon në funksionin normal të sistemit imunitar, duke ndihmuar në mbrojtjen natyrale të organizmit.
- Ndihmon në funksionimin normal të muskujve, duke mbështetur forcën dhe koordinimin muskulor.
- Ruan nivelet normale të kalciumit në gjak, duke luajtur rol të rëndësishëm në ekuilibrin mineral të organizmit.
- Kontribuon në shëndetin e sistemit nervor, duke mbështetur funksionimin normal të sinjaleve nervore.
- Formulë me përthithje të mirë, pasi vitamina D3 është forma më biologjikisht aktive dhe më efektive në rritjen e niveleve të vitaminës D në trup.
Ky suplement është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit.
Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Këshillohet konsultimi me mjekun përpara përdorimit të suplementit nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji.
Të mbahet larg fëmijëve.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes
| Përbërës | Vlerat mesatare për 1 tabletë | Përqindja e vlerës ditore |
|
Vitamin D3 (cholecalciferol) |
25 mcg (1000 lU) | 125% |
Suplementi përmban edhe përbërës të tjerë si: Mikrokristalin celulozë, dicalcium phosphate, magnesium stearate (cilësi bimore).
Suplementi nuk përmban ngjyra artificiale, konservantë ose ëmbëlsues.
Suplementi gjithashtu nuk përmban qumësht, grurë, gluten, maja, sojë, vezë, peshk, fruta deti, kripë, arra të thata ose organizma të modifikuar gjenetikisht (GMO).